Përgjigja e gjatë e Ramës për lëndët kimike: Nuk ka asnjë sekret, nuk është vendosur asgjë!

Postuar në 12 Nëntor, 2013 09:53

Konferenca e përbashkët me eurokomisionerin e Zgjerimit Fyle, ishte rasti i duhur që gazetarët ta pyesnin kryeministrin Rama për kryetemën e këtyre ditëve, lëndët kimike siriane. Thelbi i përgjigjes së gjatë të Ramës ishte se “ne jemi bashkë me vendet e tjera të NATO-s në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim. Në momentin që do na duhet të marrim një vendim, sigurisht këtë do e ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me Parlamentin”. Njdeshmëria publike afërmendsh është shumë e lartë, tha Rama, por shumica e gjërave që thuhen janë të pasakta e të pavërteta. Ai përmendi edhe anëtarësinë në NATO, si një status që ka privilegje por edhe detyrime për Shqipërinë. Gjithsesi, është e udhës të botojmë përgjigjen e zgjeruar të tij:

“Faleminderit për pyetjen dhe pse nuk hyn në çështjet e dialogut të nivelit të lartë me BE, por sigurisht hyn në çështjen e dialogut të brendshëm. Dhe unë dua ta sqaroj shumë qartë, fakti që nuk ka më shumë informacion sesa informacioni që ka dhënë ministri i Jashtëm para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit. Kemi thënë përmes ministrit të Jashtëm duke iu përgjigjur interesit të medias gjatë vizitës së tij në Francë se jemi kontaktuar, nga SHBA, dhe në këndvështrimin tim, e kundërta do të ishte shqetësuese që Shqipëria nuk do të kontaktohej për një çështje që janë në kontakt të gjitha vendet e NATO-s. Kemi thënë gjithashtu se në vazhdën e këtyre kontakteve ka pasur një bisedë mes meje dhe Sekretarit të Shtetit Amerikan për 30 minuta ku kemi diskutuar për këtë çështje, dhe po ju them që nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne jemi bashkë me vendet e tjera në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim.
Në kushtet në të cilat flasim, jam i vetëdijshëm për ndjeshërinë tepër të lartë që ka krijuar kjo çështje, por nga ana tjetër dëshiroj t’u them gjithë qytetarëve shqiptarë se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen janë të pavërteta. Ashtu sikundër nga ana jonë as nuk na takon dhe as nuk është në etikën e familjes euro-atlantike që të bisedojmë jashtë nesh në kuptimin e vendeve, që po bisedojnë vendet anëtare, për atë që po bisedojmë brenda për brenda që përfshin një gamë të gjerë çështjesh, por që nuk lidhet ende me një vendim.  Askush nuk duhet të harrojë që Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe për rrjedhojë mendoj se gjithkush duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi që është çarmatosja pa luftë në terren e një regjimi vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm me pozicionin tonë shumë të qartë për të shfrytëzuar këto 4 vite për të pastruar Shqipërinë nga plehrat duke filluar nga ndalimi i importit të plehrave. Të krahasosh këto dy gjëra është vërtet e padrejtë për të thënë më të paktën.
Është shumë e rëndësishme që çdo qytetar i shqetësuar, çdo prind, çdo gjyshe dhe gjysh që ndjek me drithërimë në zemër lumin e të pavërtetave që rrjedh përditë para syve të vet duhet ta dijë se unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe jam plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitetin më të plotë në këtë përpjekje dhe diskutim me SHBA, interesin kombëtar të Shqipërisë që është i pandashëm në çështjet e sigurisë nga çështjet e tjera, por dhe interesin e çdo familje shqiptare. Dhe ndërkohë arsyeja se pse ende nuk i kam takuar drejtpërdrejt përfaqësuesit e kësaj proteste, nuk është një heshtje që fsheh, por është sepse nuk jemi ende dhe mund të mos jemi në pikën që na duhet të marrim një vendim. Kjo është e gjitha dhe nuk kam dashur dhe nuk doja të futesha në një debat pa debat”.

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Yxhym bir, yxhym!

Ka 2-3 jave qe kjo ka dale ne mediat nderkombetare, ministrat e tij nuk flasin, ky shtyn gazetaret qe duan ta pyesin, e tani na thote nuk ka asgje.

Submitted by Abel (not verified) on

Ore, dil pra si qytetar dhe fol si qytetar: Mos kini frike etj etj, ne nuk do ta marrim persiper nje gje te tille. Kaq
Pse na duken politikanet sikur jane super important person qe jetojne ne nje bote te tyre larg nga kjo e jona J Q J !!!!!!!
Afrohuni pak me njerezit se kur vin puna te votat beheni si Xhorre dhe i takoni njerezit nje nga nje, edhe ne vrime te banjos duke dhjere shkoni e i gjeni!!

Submitted by Dritan (not verified) on

Kjo eshte nje pergjigje per Shqiptaret e thashethemeve qe rrijne e kuvendojne neper kafene.

Submitted by LORA (not verified) on

Kjo eshte nje pergjigje e mjaftushme,per mua qe refuzoj te arsyetoj

mbi bazen e thashethemeve.Eshte nje komunikim korrekt i kreut te qeverise

me njerzit me dy pare mend ne koke;me njerzit qe neverisin perdorjen e

situates nga nahija brekedhjere e dr.krimit.

Submitted by ANDI (not verified) on

ky ka per tju mbyt si mizat te gjitheve , tani do shofim kush eshte me i mire berisha apo rama .   kur te behet cermobili i dyte , pse nuk i pranuan vendet e tjt armet kimike , po se e di se cfare rreziqesh kane dhe cfare shkaktojne.

Submitted by ANDI (not verified) on

ky ka per tju mbyt si mizat te gjitheve , tani do shofim kush eshte me i mire berisha apo rama .   kur te behet cermobili i dyte , pse nuk i pranuan vendet e tjt armet kimike , po se e di se cfare rreziqesh kane dhe cfare shkaktojne.

Submitted by bbb (not verified) on

Përgjigja e gjatë e Ramës për lëndët kimike: Nuk ka asnjë sekret, nuk është vendosur asgjë 100%! Ben vaki edhe nuk vijne armet kimike...Rilindja jone fillon nga Siria...

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Rama po flet sikur ketu nuk behet fjale per nje ceshtje parimore, por per opsione ne tavoline, te cilat ai mund edhe t'i diskutoje me publikun ne pergjithesi dhe me grupet e interesit ne vecanti pasi ta kete ndare mendjen, se armet kimike do te vijne qe c'ke me te ne Shqiperi. Po bej nje analogji:

Pyetje: Z. Rama, a do t'u paguani perseri 2000 leke votuesve ne zgjedhjet e ardhshme?

Pergjigje e Rames: Akoma nuk kemi marre ndonje vendim per kete!

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ambientalist Cukalit spo i degjohet zeri apo eshte i apasionuat vetem pas selvive dhe nuk i inetereson ndotja e burimeve ujore?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.