Gazeta e Lesit fton biznesmenin Mane të flasë për kromin

“Koha jonë” e Nikollë Lesit, (në fakt shkrimi në fjalë duket se është shkruar nga vetë Lesi),
ka trajtuar sot kaosin e kromit të Bulqizës, të cilin kanë filluar nga “ngacmojnë” ministrat Gjiknuri e Tahiri. Por shkrimi me titull: “Pse nuk flet miliarderi shqiptar Samir Mane”, i drejtohet posaçërisht afaristit të njohur, kompanisë së të cilit Albchrome iu pezullua së fundi liçensa minerare. “Shumë zëra thonë se ky miliarder shqiptar nuk ka pranuar t’u lëshojë asnjë centimetër nga licenca e tij atyre që po i bëjnë luftë, ashtu sikurse ka edhe të tjerë që thonë se kudo nga sillesh, të del përpara Samiri. Ndërkohë, vetë miliarderi Mane nuk është shprehur publikisht dhe do të ishte më se normale që ai të fliste nëse gjykon se ky është sulm nga qarqe të biznesit politik vendas, por me suport ndërkombëtar, të cilët duan të dekurajojnë biznesin vendas. Biznesmeni më i suksesshëm shqiptar në këto 23 vite, 46-vjeçari Samir Mane, nuk duhet të heshtë apo të ecë me mendimin se "lëri të flasin e shajnë, pasi unë jam në rregull me ligjin". Ai, do apo nuk do, është person publik, bile si me humor thonë se ai "është ministri real i financave në Shqipëri, pasi buxheti i kompanive të tij i ofrohet buxhetit të ministrit Shkëlqim Cani"”, shkruan Koha.
Materialin e plotë e gjeni në linkun: http://www.kohajone.com/index.php?option=com_k2&view=item&id=1222:pse-nuk-flet-miliarderi-shqiptar-samir-mane&Itemid=294
a.k
Add new comment