Arkiv-Lajme

Agolli krahason protestat e javës me ato të 1990, dhe quan Braçen “karkalec”

Postuar në 16 Nëntor, 2013 08:06

Dritëro Agolli, i pyetur nga Panorama (që ka shkuar më se një herë për t’i marrë mendim për “sarinin”) flet me kënaqësi për një gjeneratë të re rinie “që tregoi qytetari” në ndryshim nga protestat rinore më 1990 ”sepse atëherë kishte dhe thyerje dhe plaçkitje”.

Intersant “kapja” që bën Agolli me deputetin Braçe, që e konsideron karkalec më të shkurtër se gratë deputete.

Stefani përdor shprehjen "Sali Kimiku" për revanshin e z.Berisha për të marrë pushtetin

Postuar në 16 Nëntor, 2013 06:45

Nënjë shkrim te SHQIP, Andrea Stefani përpiqet të shpjegojë sjelljen e ish KM Berisha në rastin e protestave kundër procesit të shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Sipas Stefanit ai tentoi të bëjë revansh për të marrë pushtetin

Lubonja e krahason fjalimin e Ramës me atë të Hitlerit

Postuar në 16 Nëntor, 2013 05:34

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }

Në një intervistë për MAPO-n, Fatos Lubonja i thotë gazetares Aleksandra Bogdani se e konsideron nervozizmin e popullit të ngjashëm me atë të '97-s dhe fjalimin e Ramës, në të kundërt me Rexhep Qosjen e të tjerë, ai e konsideron ogurzi:

A e di ish-KM Berisha që Rama plotësoi vullnetin e protestuesve? Duket se jo...

Postuar në 16 Nëntor, 2013 04:26

P { margin-bottom: 0.08in; }

Duket sikur ish Kryeministri jeton në një botë surreale. Edhe pasi Rama publikoi vendimin për t'i thënë “jo” armëve kimike, çka e bën atë ndoshta të parin lider që i hap rrugë kërkesave të protestuesve, madje pa tentuar t'i shpërndajë me dhunë ose t'u presë lëngjet e ilaçet, z. Berisha përsëri i kërkon atij të japë dorëheqjen!

Ja postimi i djeshëm i ish Kryeministrit në FB:

Shqiptarja.com flet për skenarët e Bashës (që besonte se Rama do thoshte “po”) dhe sesi Berisha e detyroi të bëhej “antiamerikan”

Postuar në 16 Nëntor, 2013 03:12

Shqiptarja.com sot ka publikuar një informacion të dalë nga burime brenda grupit parlamentar të PD, sipas të cilit Basha ka udhëzuar që të mos ketë deklarata publike as ndaj Ramës dhe as ndaj qeverisë, deri në momentin kur të jepej vendimi nga ana e kreut të qeverisë, i bindur se vendimi do të ishte pro asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri.

Meta (pak i keqardhur) flet për spekulim dhe kujton se Berisha Kryeministër do thoshte “po” pa pyetur askënd

Postuar në 16 Nëntor, 2013 02:23

Duket se ndjehet një keqardhje në fjalët e Ilir Metës në intervistën e dhënë për Menada Zaimin në Agon Channel kur thotë se nëse do të merrej një vendim ai ”do të shoqërohej me garanci shumë të forta publike, ligjore, të cilat do të bënin të mundur që vërtet Shqipëria të dilte më e pastër pas një operacioni të tillë” madje dhe pasojat e një vendimi të tillë sipas Metës “shpeshherë më shumë se sa të drejtpërdrejta, mund të kenë të bëjnë me imazhin e vendit, i cili natyrisht më pas përkthehet edhe në pasoja më konkrete, turistike, financiare, sociale e në vijim”

New York Times: Shqipëria i tha “jo” planit për asgjësimin e armëve kimike

Postuar në 15 Nëntor, 2013 14:41

Lajmi se Shqipëria i ka thënë jo planit për të bërë asgjësimin e armëve kimike siriane në territorin e vet ka gjetur menjëherë jehonë mediatike ndërkombëtare. Gazeta New York Times ka publikuar një orë më parë në versionin e vet online një raportim nga Londra, në të cilin bëhet me dije se kryeministri shqiptar ka mbajtur një fjalim përpara kombit, dhe aty ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka mundësitë për t’u marrë me këtë projekt.

Holanda nuk e do Shqipërinë në BE, mund të vërë veton për statusin kandidat të saj në dhjetor!...

Postuar në 15 Nëntor, 2013 13:21

Sipas një lajmi të dhënë nga gazeta De Telegraaf, thuhet sensacioni se Holanda mund të vërë veton për statusin si vend kadidat të Shqipërisë në BE, duke bërë pluhur e hi çdo ëndërr dhe përpjekje për në dhjetor të këtij viti. Me titullin “Holanda nuk e do Shqipërinë në BE”, kjo gazetë shkruan se shumica e TK (Dhoma e Dytë e Parlamentit, pra pa Senatin), është kundër dhënies së statusit kandidat.

Pas deklaratës së Ramës, OPCW anulon mbledhjen për të gjetur alternativa të tjera, një ndër to, Franca

Postuar në 15 Nëntor, 2013 12:53

Si duket Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka pritur vendimin e Shqipërisë  për shkatërrimin e armëve kimike. Ajo ka anuluar mbledhjen e sotme, për t’u mbledhur së shpejti për një alternativë tjetër. Sipas Zërit të Rusisë, një burim ka thënë se Shtetet e Bashkuara të amerikës kanë alternative të tjera.

Më herët, Franca ishte cituar si alternativa më e mundshme për të shkatërruar armët kimike siriane. Mbete për t’u parë se si do të zhvillohet kjo histori dhe a do të jetë aq e vështirë dhe dramatike sa me Shqipërinë.

Zh.

Reagon Ambasada Amerikane: Respektojmë vendimin e Ramës, vlerësojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Postuar në 15 Nëntor, 2013 11:59

Menjëherë pasi Edi Rama dha vendimin për t’i thënë Jo ardhjes së lëndëve kimike në Shqipëri, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila vlerëson seriozitetin që qeveria e ka shqyrtuar këtë çështje dhe konfirmon miqësinë jetëgjatë mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord”, thuhet në deklaratë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme