Meta (pak i keqardhur) flet për spekulim dhe kujton se Berisha Kryeministër do thoshte “po” pa pyetur askënd

Duket se ndjehet një keqardhje në fjalët e Ilir Metës në intervistën e dhënë për Menada Zaimin në Agon Channel kur thotë se nëse do të merrej një vendim ai ”do të shoqërohej me garanci shumë të forta publike, ligjore, të cilat do të bënin të mundur që vërtet Shqipëria të dilte më e pastër pas një operacioni të tillë” madje dhe pasojat e një vendimi të tillë sipas Metës “shpeshherë më shumë se sa të drejtpërdrejta, mund të kenë të bëjnë me imazhin e vendit, i cili natyrisht më pas përkthehet edhe në pasoja më konkrete, turistike, financiare, sociale e në vijim”
Meta nuk ngurron ta konsiderojë se opinioni u mbars në mënyrë spekulative dhe se pati instrumentalizim nga ana e opozitës që “dha garanci” se ishte marrë një vendim duke thënë se kishte “paragjykime të padrejta ndaj qeverisë, ndaj kryeministrit, sepse u tha që ishte marrë një vendim, u dhanë garanci të plota nga ana e opozitës, nga ana e z. Berisha dhe shohim që kemi një rezultat tjetër” .
Në fund Meta bëri një paralele me mënyrën si i merrte vendimet Berisha kur tha se “opozita e teproi mjaft [me antiamerikanizmin] dhe unë kam përshtypjen se po të kishte qenë z. Berisha Kryeministër do të ishte një marrë një vendim pa u diskutuar me askënd.”
k.c.
e plotë:
http://gazetadita.al/meta-berisha-po-ta-kishte-ne-dore-do-vendoste-po-pa-pyetur-askend/
Comments
Po shyqyr qe u ktheve shoku
<p>Po shyqyr qe u ktheve shoku Cukali se u beme merak mos ju kishte ndoshur ndonje gje... Apo e beni ambientalistin vetem "part time"?!</p>
Koloreto eshte
<p>Koloreto eshte antiambientalist globalist, merzitet me shume per Parkun Gezi se sa per Mjeksin apo Qafemollen. </p>
Add new comment