Arkiv-Lajme
Kryeministri mohon çekun 12 miliardë dollarë për armët kimike: “Marrëdhëniet me SHBA nuk janë lojëra fati”
Alfred Peza ka përuruar mandatin e tij si deputet me një libër. “Ditari i 23 qershorit”, titullohet
Për 23 qershorin nuk ishin shkruar ende libra, dhe kjo shpjegohet me faktin që koha që ka kaluar nga ajo datë ka qenë e shkurtër. Por Alfred Peza nuk ka pritur më gjatë. Ai ka shkruar librin “Ditari i 23 qershorit”, që është dhe i pari për të, dhe është për t’u shpjeguar pse atë që s’mundi ta bënte për njëzet vjet nga pozitat e gazetarit, e bëri shpejt e shpejt nën shtysat e motivimet politike. Në këtë mënyrë ai përuron dhe mandatin e tij të parë si deputet. Është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë që dikush e përuron mandatin e tij parlamentar me një libër.
Për agjencinë Moody’s, Shqipëria ekonomikisht merr notën B1. Dmth, në pikë të hallit
Vendet e zhvilluara janë shumë të ndjeshme ndaj vlerësimit që japin agjencitë më në zë të vlerësimit të kreditit, por në rastin tonë lajmi i mëposhtëm nuk duket të ketë pasur shumë jehonë.
Gazeta Express u numëron gratë “me dhe pa leje” politikanëve të Kosovës
“Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra”. Kështu shkruan Express e Kosovës, duke kryer një thyerje tabuje që as në Shqipëri nuk ka ndodhur. Siç shkruan Express, për shkak se mediat nuk i kushtojnë rëndësi jetës private duke e cilësuar një punë që u takon vetëm atyre politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur; femra dhe jetë nate.
Berisha sqaron veten para mediave. Ngjan i keqardhur që Rama tha Jo-në e lëndëve kimike
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë të udhës të flasë para mediave pas ngjarjeve të fundit. Ai është ndalur tek protesta kundër sjelljes së lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ndërsa është shprehur se “Protesta e të rinjve për armët kimike le të fryëmzojë shqiptarët, ajo ishte protestë historike”. Dhe i etur siç është për superlativa, shtoi: “Më e rëndësishmja në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990”.
“Femrat” e Koloretos, një sipërmarrje e qëlluar
“Operacioni” i Koloreto Cukalit ka pasur një “happy end”, jo thjesht sepse formula e prodhimit të një filmi, që ai si skenarist dhe producent qëlloi e sukseshme. Komedia romantike “Femrat” me protagonist Ermal Mamaqin e Enxhi Cukun, me regjisore Rudina Vojvodën dhe drejtori i fotografisë, Adam Pray, është pritur shumë mirë jo vetëm të enjten e kaluar në premierë, por edhe në kinematë e Tiranës. “Vështirësia më e madhe ishte të bindësh staf dhe aktorë që të kontribuojnë pa para në një film, duke dhënë nga koha e tyre dhe aftësitë e tyre, është njëra pjesë.
Siria “zbret” në Liban, sulm i përgjakshëm ndaj ambasadës iraniane në Bejrut
Konflikti sirian ka rritur kuptueshëm tensionet fetare e etnike edhe në Libanin fqinjë, një vend me konflikte që edhe pa luftën siriane, ka ekuilibra shumë delikate. Këto ekuilibra u tronditën sërish, për shkak të dy shpërthimeve që ndodhën pranë ambasadës iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Hashashi, prodhimi i sezonit është gati, kapen kuintalë dhe tonë. Por Lazarati mbetet “çështje politike”
Dy muajt e fundit, prodhimi i hashashit për këtë sezon është vjelë, tharë e paketuar. Tani është faza e “eksporteve” dhe e gjuetisë së policisë ndaj sasive që tentojnë të dalin jashtë vendit. Në vend të parë është si gjithmonë Lazarati, dhe lajmet e këtyre ditëve e vërtetojnë këtë, me makinat që zbresin nga fshati në fjalë dhe rreken t’i shpëtojnë ndjekjes. Me sasinë e fundit që kapi policia e Vlorës, 700 kilogramë hashash në Karaburun, totali i bllokuar në dy ditët e fundit arrin në 2.5 ton.
Edhe një herë si njëherë: Na vjedhin në karburant, por emrat e kompanive janë sekret
Numrin e sotëm, gazeta Shqip trajton rezultatet e kontrollit të drejtorisë së Metrologjisë, e cila konstaton sërish dhjetëra subjekte të tregtimit të naftës me shkelje, por pa dhënë asnjë emër se ku konsumatorët vidhen pa reshtur. Në një njoftim të së hënës, ky institucion ka bërë publike konkluzionet e inspektimit në 10 ditë në 225 subjekte. Vërehen një sërë shkeljesh, sidomos në pistoletat furnizuese, ku pretendohet se kryhet dhe vjedhja ndaj konsumatorit.
Dita interviston Kastriot Frashërin: Një organizator proteste konfuz dhe i painformuar
Një intervistë e gazetarit të Ditës, Habjon Hasani, me njërin nga organizatorët e protestave kundër lëndëve kimike siriane, Kastriot Frashëri, ka nxjerrë në pah, siç thekson gazetari, se “njerëzit që kanë frymëzuar opinionin publik për lëndët kimike në emisione televizive, pranojnë pa asnjë ndrojë se nuk dinin ne thelb asgjë për këto lëndë dhe për procesin. Me pak fjalë ishin si të thuash “me kokën në rërë”, zero informacion të rëndësishëm mbi atë që ishin duke e kundërshtuar me aq forcë. Përmendin dhe fjalët “google”, apo “kafene” si burime të tyre të informacionit.
