Hashashi, prodhimi i sezonit është gati, kapen kuintalë dhe tonë. Por Lazarati mbetet “çështje politike”

Postuar në 19 Nëntor, 2013 08:34

Dy muajt e fundit, prodhimi i hashashit për këtë sezon është vjelë, tharë e paketuar. Tani është faza e “eksporteve” dhe e gjuetisë së policisë ndaj sasive që tentojnë të dalin jashtë vendit. Në vend të parë është si gjithmonë Lazarati, dhe lajmet e këtyre ditëve e vërtetojnë këtë, me makinat që zbresin nga fshati në fjalë dhe rreken t’i shpëtojnë ndjekjes. Me sasinë e fundit që kapi policia e Vlorës, 700 kilogramë hashash në Karaburun, totali i bllokuar në dy ditët e fundit arrin në 2.5 ton. Një operacion më i hershëm ndaj një automjeti me targa të Vlorës që doli nga fshati Lazarat, zbuloi 400 kg, ndërsa në një tjetër operacion policia kapi gjithashtu edhe 200 kilogramë hashash në një automjet me targa të Sarandës. Ndërkohë, një ditë më parë policia e Vlorës bllokoi 840 kg hashash në pritje për t’u trafikuar në Itali, ndërsa ajo e Tiranës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 300 kilogramë të së njëjtës lëndë në fshatin Shën Gjergj.

Ndërkaq, sa i përket vetë fshatit “legjendar”, duket se mbetet në fuqi deklarata e kreut të policisë shqiptare Didi, se kjo është një “çështje politike”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.