“Femrat” e Koloretos, një sipërmarrje e qëlluar

Postuar në 19 Nëntor, 2013 10:29

“Operacioni” i Koloreto Cukalit ka pasur një “happy end”, jo thjesht sepse formula e prodhimit të një filmi, që ai si skenarist dhe producent qëlloi e sukseshme. Komedia romantike “Femrat” me protagonist Ermal Mamaqin e Enxhi Cukun, me regjisore Rudina Vojvodën dhe drejtori i fotografisë, Adam Pray, është pritur shumë mirë jo vetëm të enjten e kaluar në premierë, por edhe në kinematë e Tiranës. “Vështirësia më e madhe  ishte të bindësh staf dhe aktorë që të kontribuojnë pa para në një film, duke dhënë nga koha e tyre dhe aftësitë e tyre, është njëra pjesë. Pjesa tjetër është që Shqipëria është një “puzzle” plot të papritura edhe kur ke 1 milion euro buxhet, jo më kur ke 100 herë më pak. Për fat, miku dhe bashkëproducenti im, Adam Pray, njëherësh dhe drejtor fotografie në film, arriti të sigurojë një postproduksion shumë cilësor në Nju Jork”, ka thënë Kolo për gazetën Dita. Në fakt, 95 minuta me batuta të njëpasnjëshme janë një ftesë e këndshme për shikuesit, të cilët ne i inkurajojmë ta shohin filmin, jo pse Cukali është bashkëpunëtor i Respublica-s, por sepse vërtet ja vlen.

a.k

Comments

Submitted by kinofili (not verified) on

Nje film i jashtezakonshem, me i miri produksion shqiptar realizuar ndonjehere ( ne mos me i miri, te pakten po ne ate nivel me filmin e Kastro Zizos, tjeter kryeveper ). Filmi karakterizohet nga nje ritem i shfrenuar batutash qe edhe pse qesharake ne pamje te pare, permbajne ne vetvete nje tis prej intelekti te holle qe te detyron te mendosh. Kur e sheh filmin per here te dyte ja kupton vertete thellesine e mencur. I mungonte vertete kultures shqiptare ky dimension, qe sot edhe ajo me ne fund te jete e plote. Per mua nese nuk fiton Oskar si filmi me i mire i huaj, do jete nje skandal qe vetem sa do vertetoje albanofobine e perendimit. Bravo Koloreto Cukali ! Jemi krenare per ty !

Submitted by kinoteka (not verified) on

<p>Kinofil, nga fakti i pamohueshem qe di te vendosesh &#39;hapesire&#39; pas pikave, presjeve dhe shenjave te tjera te pikesimit, duket qe je njeri shume i shkolluar. Gjykimi yt, per kete arsye, do te mbetet ne histori si gjykimi me autoritativ i fushes. Respekte per ekspertizen dhe krahasimin e goditur dhe shume te papritur per te mos thene gjenial dhe shume origjinal qe ben. Nje perle e vertete ne kritiken kinematografike shqiptare. Pultizer per kinofilin!</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Si filmat e Kinostrudios se para 1990 nuk vijne me filma me nivle te larti Sander Prosi, Ndrek Luca, Bert Ndrenika, Kadri Roshietj</p>

Submitted by kinofili (not verified) on

Kinoteka falemnderit per konsideraten ! Theksoj megjithate se une jam thjesht nje komentues i rendomte interneti, pa ndonje kontribut specifik dhe relevant ne boten e gazetarise. Ndoshta cmimin Pulitzer e meriton Arian Cani ( pse jo dhe Sofia apo dj. Cerri ), sidomos per ndikimin e tyre te drejteperdrejte ne promovimin e artit kontemporan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.