Berisha sqaron veten para mediave. Ngjan i keqardhur që Rama tha Jo-në e lëndëve kimike

Postuar në 19 Nëntor, 2013 11:57

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë të udhës të flasë para mediave pas ngjarjeve të fundit. Ai është ndalur tek protesta kundër sjelljes së lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri, ndërsa është shprehur se “Protesta e të rinjve për armët kimike le të fryëmzojë shqiptarët, ajo ishte protestë historike”. Dhe i etur siç është për superlativa, shtoi: “Më e rëndësishmja në historinë e vendit, pas protestës së dhjetorit 1990”.
Berisha tha se Edi Rama ka gënjyer faktorin ndërkombëtar, pasi sipas tij, duke u bazuar tek deklarata e ambasadorit Arvizu në 14 nëntor dhe të Paul Walker-it, “Shqipëria kishte pranuar lëndët kimike të Sirisë”. “Këtë e tregon edhe fakti se pas mbledhjes së bordit për armët kimike nuk u përmend asnjë vend ku ato do të transportoheshin”, tha Berisha. “Ne jemi mbajtur si komb që mbajmë fjalën, por Rama bëri diçka që s’ka ndodhur kurrë në historinë e një shteti të lirë. Mbajti botën dy muaj në këmbë, vuri dhe kushte, siç ishte vizita në Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj të thotë se nuk i bëj. Ky është Rama”, tha deputeti demokrat.
Lexoni më shumë në linkun:  http://www.shqiptarja.com/home/1/berisha-ja-3-arsyet-pse-do-t--thoja-jo-p-r-arm-t-kimike-187664.html

 

a.k

Comments

Submitted by elio (not verified) on

<p>ky vertete kujton se i ha njeri keto hajvanlleqe qe leshon si pa gje te keq??</p>

Submitted by Shkodrani (not verified) on

Ti je nje gjarper nga ata qe helmojne edhe veten. Mjaft më! Hesht o komunist i ndyrë, vrasës i shqiptarëve dhe i të ardhmes së tyre.

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;Se cfare deshi te thoshte, nje zot e di. Pra ai mezi priste qe Rama te thoshte &quot;PO&quot; dhe mezi priste qe kryeministria te digjej.... Ne &nbsp;te vertete u dogj...... skenari i Berishes.&nbsp;</p><p>Te mos flasim se iku si.....qen i rrahur, &nbsp;nga protesta.</p>

Submitted by Drita (not verified) on

<p>Po mire ky truthare plak,thur lavde per protesten, po pse harron te tregoje pse doli nga protesta me gjithe lulushen?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.