Për agjencinë Moody’s, Shqipëria ekonomikisht merr notën B1. Dmth, në pikë të hallit

Vendet e zhvilluara janë shumë të ndjeshme ndaj vlerësimit që japin agjencitë më në zë të vlerësimit të kreditit, por në rastin tonë lajmi i mëposhtëm nuk duket të ketë pasur shumë jehonë.
Agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditit, Moody’s, (një ndër tre më prestigjiozet në botë, dy të tjerat janë Standard& Poor dhe Fitch) në një raport të publikuar sot e ka vlerësuar vendin tonë me nivelin B1. Ekonomia shqiptare mbetet e kërcënuar nga niveli i lartë i borxhit dhe nga rritja jo pozitive ekonomike e cila pritet gjatë viteve në vijim. Agjencia thekson se sfidat e kreditit të Shqipërisë janë reflektuar kryesisht në përkeqësimin e ndjeshëm të performancës fiskale të qeverisë në vitet e fundit. Ato kanë rezultuar në nivele më të larta të borxhit, krahasuar me vendet e tjera që mbajnë të njëjtin vlerësim B1. Sipas analizës, Shqipëria vazhdon të raportojë të ardhura mesatare të ulëta dhe ekonomia mbetet e vogël. Ka një bazë të ngushtë të produkteve të eksportit dhe ky zë është i lidhur me vendet në krizë të Eurozonës. Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar ndjeshëm në vitin 2012 dhe parashikohet që rritja të jetë e “ndrydhur” edhe në vitet në vijim. Por Moody’s sheh edhe njëfarë drite në fund të tunelit shqiptar: Marrja e mundshme e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin Dhjetor, apo ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik “TAP” në vitin 2015.
a.k
Comments
Me nje kryeminster qe nis e
<p> </p><p>Me nje kryeminster qe nis e shqep koncesionet, prish ndertimet me leje, anullon ligje qe krijojne mijera vende pune, ul me 30% planin ne dogana dhe tatime dhe u le me pas drejtimin e tyre dy pilivesave 25 vjecare pa asnje dite eksperience ne ate fushe eshte habi qe nuk na paskan futur ne listen e vendeve te falimentuara. </p>
Add new comment