Gazeta Express u numëron gratë “me dhe pa leje” politikanëve të Kosovës

Postuar në 19 Nëntor, 2013 12:39

“Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra”. Kështu shkruan Express e Kosovës, duke kryer një thyerje tabuje që as në Shqipëri nuk ka ndodhur. Siç shkruan Express, për shkak se mediat nuk i kushtojnë rëndësi jetës private duke e cilësuar një punë që u takon vetëm atyre politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur; femra dhe jetë nate. Dhe emrat janë: Agim Çeku, ish-kryeministër, Sami Lushtaku, kryetari i komunës Skenderajt dhe Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në “Miss Kosova” prej kohës kur ishte kryeministër, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur.Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun. Ndryshe nga të tjerët, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij.Kështu vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me të gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, nënkryetari i AAK-së nuk ka fëmijë”, shkruan Express.

a.k

Comments

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

<p>censuruar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.