Arkiv-Lajme

Ilir Meta bën shkrimin e parë: Vajton vdekjen e kundërshtarit të tij, Sokol Olldashi

Postuar në 21 Nëntor, 2013 07:13

Kronika politike nuk ka regjistruar ndonjë shkrim të Ilir Metës, por ky i fundit e ka bërë atë sot, në homazh të Sokol Olldashit që humbi jetën në një aksident, mbrëmë, në Qafë Krrabë. Meta dhe Olldashi nuk kanë qenë miq; madje, muajt e fundit, sidomos gjatë fushatës së zgjedhjes së kryetarit brenda PD-së, Olldashi ka qenë shumë i ashpër ndaj Metës, që nga ana e vet nuk i është përgjigjur këtyre sulmeve (i janë përgjigjur të tjerët për të).

Deputeti Bare me një optikë interesante gjeopolitike. “Pas Skënderbeut, dalja nga Traktati i Varshavës akt i jashtëzakonisht i rëndësishëm...”

Postuar në 21 Nëntor, 2013 06:47

Deputeti socialist Besnik Baraj doli kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Ai është edhe një specialist i fushës dhe sqarimin e pikëpamjeve të veta e ka bërë sot te gazeta “Panorama”, ku shpjegon se përse Shqipëria doli e fituar nga e gjithë kjo situatë. Por meqenëse analizat gjeopolitike kanë hyrë si të thuash në modë këto kohë, ka interes sjellja e një argumenti të ngjashëm që Bare jep në intervistë.

Bast i vështirë për shkollat e mesme. Udhëzimi i MASH: Rezultatet e dobëta çojnë në shkarkim të drejtorit

Postuar në 21 Nëntor, 2013 06:31

Ministria e Arsimit ka nxjerrë së fundmi një udhëzim ku përcakton rastet e shkarkimit të arsimtarëve. Gazetarja Ermelinda Hoxhaj, shkruan në faqen nr. 8 të gazetës “Shqiptare” se dhuna dhe kurset me nxënësit janë arsye ligjore për largim nga puna. Po kështu, udhëzimi parashikon edhe rastin kur shkarkohet një drejtor i një institucioni shkollor parauniversitar. “Një maturë e “dobët” do t’i kushtojë vendin e punës drejtorëve në shkolla”, shkruan Hoxhaj. Falsifikimi i dokumenteve, ryshfeti dhe dhënia e kopjeve kategorizohen si arsye për të hequr një mësues nga puna.

A janë aq të mira ushqimet organike? Shkencëtarët thonë “Jo”

Postuar në 21 Nëntor, 2013 06:17

A janë kërkesat tona për ushqime organike(bio) të përligjura? Dhe më tej: a është aplikimi i një bujqësie organike më pak i dëmshëm për mjedisin? Në pamje të parë, duket se përgjigja është “Po” dhe edhe në Shqipëri, prej disa vitesh, kultura e rikthimit te ‘malli i vendit’ ka ardhur në ngritje. Kjo edhe si një formë mbrojtjeje e natyrshme kundrejt neglizhencës thuajse totale të shtetit. Por e vërteta ka gjasa të jetë shumë më e komplikuar.

Panariti fermerëve: Nuk punoni tokën? Do të paguani një taksë extra

Postuar në 21 Nëntor, 2013 06:07

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka dhënë një intervistë për Panoramën, në të cilën ka shpjeguar idenë e subvencionimit të fermerëve. Por në intervistë bie në sy një tezë e tij, e cila është pëshpëritur deri më sot nga zëra mediatikë, por është parë si një masë jo popullore e jo elektorale nga ana e vetë politikës. Teksa flet për aplikimin e taksës mbi tokën, ai veçon ata që do të taksohen më tepër. Kush nuk e punon tokën e vet, kush e lë djerrë atë, do duhet të paguajë një taksë më të lartë, thotë ai në thelb.

Shehi: “Danezëve iu deshën 400 vjet për të bërë zgjedhje; ndërsa Berishës i ka pëlqyer blerja e votave

Postuar në 21 Nëntor, 2013 05:00

Në një intervistë për shqiptaren.com, Dashamir Shehi, një nga pak zërat që herë pas here del nga kori i opozitës, ka shtruar nevojën e ndryshimit të ligjit elektoral në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. “Duhet të ndërhyhet përmes një konsensusi të gjërë për ndryshimin e përmirësimin e ligjit elektoral”, thotë ai, dhe po aty hedh idenë e një ndryshimi tjetër: “Duhet të ndërhyhet fort që tani [tek] përbërja e komisioneve zgjedhore, që nga qëndrori, deri në nivelin vendor, në mënyrë që të gjendet një formulë për të shmangur militantizmin që ushtron presion mbi votën”.

Vdekja e Olldashit, qeveria shpall Ditë Zie Kombëtare 21 nëntorin

Postuar në 21 Nëntor, 2013 04:38

Qeveria shqiptare ka shpallur ditën e sotme Ditë Zie Kombëtare në nderim të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Më herët ishte Bashkia e Tiranës, ajo që uli flamujt në gjysmë shtizë, kurse tani edhe qeveria ka dalë me një vendim të ngjashëm. Nuk kanë munguar edhe konsideratat personale, mes të cilave bie në sy ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zgjedhur profilin e vet në Facebook për të përcjellë një mesazh ngushëllimi ku nuk mungon panegjirizmi.

Policia ka zyrtarizuar vetëm një gjë deri tani: Olldashi ishte vetëm në automjet

Postuar në 21 Nëntor, 2013 03:26

I vetmi prononcim zyrtar i Policisë së Shtetit rreth aksidentit që i mori jetën deputetit Sokol Olldashi ishte ai i mbrëmshmi, në të cilin konfirmoi se në automjetin e rrokullisur të deputetit u gjet vetëm trupi i pajetë i tij. Ende nuk ka një deklratë zyrtare mbi rrethanat e aksidentit si: 1 – A ka tabela sinjalizuese për rrezik aksidenti në kthesën vrastare? 2 – A duhet të ketë parete mbrojtëse në atë kthesë dhe a do të kishte shpëtuar Olldashi në atë rast? 3 - Sa është shpejtësia e lejuar në vendin e aksidentit? 4 – Sa ka qenë shpejtësia e automjetit në momentitn e aksidentit?

Përditësim: Parlamenti homazhe në orën 11:00 për deputetin Olldashi. Shtypi flet edhe për një person të dytë

Postuar në 21 Nëntor, 2013 02:48

Në orët e para të mëngjesit të sotshëm Policia  e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e vdekjes, për shkak të aksidentit, të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Por ende i pasqaruar mbetet gjithsesi lajmi për një person të dytë në makinë. Gazeta “Shqiptare” dhe “Panorama” theksojnë që në titujt hapës ekzistencën e një personi tjetër, por në faqet e brendshme nuk japin detaje. “Panorama” shtron si pyetje nëse viktima tjetër ishte edhe një bashkëpunëtore e Olldashit. Më tej, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një emër, por gjithçka mbetet spekulim.

Përditësim: Sokol Olldashi ka humbur jetën në një aksident rrugor në Qafë Krrabë

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:37

Po bëhen më të sigurta informacionet lidhur me aksidentin në Qafë Krrabë që deri më tash janë lëkundur midis versionit të lëndimit të rëndë të politikanit Sokol Olldashi dhe të versionit tragjik të vdekjes së tij. Një numër agjencish e televizionesh, si Top-channel, Ora News, Top News, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Balkanweb.com, etj, kanë dhënë lajmin se Sokol Olldashi, anëtari i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, ka humbur jetën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme