Përditësim: Sokol Olldashi ka humbur jetën në një aksident rrugor në Qafë Krrabë

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:37

Po bëhen më të sigurta informacionet lidhur me aksidentin në Qafë Krrabë që deri më tash janë lëkundur midis versionit të lëndimit të rëndë të politikanit Sokol Olldashi dhe të versionit tragjik të vdekjes së tij. Një numër agjencish e televizionesh, si Top-channel, Ora News, Top News, Tema, Dita, Shqiptarja.com, Balkanweb.com, etj, kanë dhënë lajmin se Sokol Olldashi, anëtari i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, ka humbur jetën.

Lajmet e deritanishme japin një informacion të kursyer mbi rrethanat e aksidentit. Nuk dihet saktësisht se sa vetë kanë qenë me Olldashin në makinë, dhe se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Minella (not verified) on

I kobshem lajm!

Djale i rritur ne internim i shkreti. Po djale flori mbi te gjitha, djale me zemer.

U prehte ne paqe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.