Vdekja e Olldashit, qeveria shpall Ditë Zie Kombëtare 21 nëntorin

Postuar në 21 Nëntor, 2013 04:38

Qeveria shqiptare ka shpallur ditën e sotme Ditë Zie Kombëtare në nderim të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Më herët ishte Bashkia e Tiranës, ajo që uli flamujt në gjysmë shtizë, kurse tani edhe qeveria ka dalë me një vendim të ngjashëm. Nuk kanë munguar edhe konsideratat personale, mes të cilave bie në sy ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zgjedhur profilin e vet në Facebook për të përcjellë një mesazh ngushëllimi ku nuk mungon panegjirizmi. Ndër të tjera Berisha shkruan se: “Partia Demokratike, demokratët dhe mbarë shqiptarët humbën njërin prej drejtuesve, personaliteteve më të vendosur dhe më të shquar të këtyre dy dekadave, humbën njërin prej politikanëve më të talentuar, qeveritarëve tanë më të aftë”. Aktualisht trupi i pajetë pritet të përcillet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku edhe do të zhvillohen homazhet.

s.z

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Cjan keto dite zie te turpshme per nje deputet liste??? Cdo dite neper rruge vriten shume bije nenash per shkak te rrugve te keqija qe kane menaxhuar ministrat tane...</p>

Submitted by Titi (not verified) on

<p>SHtet dhe qeveri injorantesh. Dite zie per nje Deputet. O Popolo albanese, o popolo imbecile che ti fa scifo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.