Panariti fermerëve: Nuk punoni tokën? Do të paguani një taksë extra

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka dhënë një intervistë për Panoramën, në të cilën ka shpjeguar idenë e subvencionimit të fermerëve. Por në intervistë bie në sy një tezë e tij, e cila është pëshpëritur deri më sot nga zëra mediatikë, por është parë si një masë jo popullore e jo elektorale nga ana e vetë politikës. Teksa flet për aplikimin e taksës mbi tokën, ai veçon ata që do të taksohen më tepër. Kush nuk e punon tokën e vet, kush e lë djerrë atë, do duhet të paguajë një taksë më të lartë, thotë ai në thelb. “Kjo do t’i japë fund gjendjes së tokave djerrë, apo të mbajtjes së tyre peng nga përfituesit e tyre me idenë ‘kur t’i vijë koha’. Jo, kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Nëse nuk ke ndërmend ta punosh dhe mbjellësh tokën, atëherë përgatitu që të paguash taksë më të lartë për të, në krahasim me atë që e punon dhe e kultivon. Përndryshe, do të jesh i detyruar t’ia shesësh atij, i cili e punon”, zhvillon idenë ai.
Ministri është ndalur dhe tek aftësia kompetitive e bujqësisë sonë, më saktë tek ndonjë mënyrë se si kjo bujqësi bëhet kompetitive. “Jemi duke studiuar me shumë kujdes se cilat janë ato produkte bujqësore dhe blegtorale, [me të cilat mund të konkurrojmë në treg]”, shprehet ai.
Një info më të gjatë mbi këtë intervistë mund të gjeni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/11/21/interviste-ne-panorama-panariti-takse-per-token-kush-nuk-e-paguan-ta-shese/
Re.Pu.
Comments
Mjafton tu vesh nje takse sa
<p>Mjafton tu vesh nje takse sa me te thjeshte mbi token bujqesore qe te evitosh lenien djerre. Pse u dashka ta besh te diferencuar taksen. Kush do ta monitoroje a e punoi apo s'e punoi fermeri aren ne maje te malit? Pse krijoni mundesi korrupsioni per krypleqte e kryetaret e komunave qe me siguri do bejne konstatimet? </p>
Budallalleku i rradhes. Taksa
<p>Budallalleku i rradhes. Taksa duhet te vihet ne baze te siperfaqes se tokes qe disponon dhe cilesise se saj. Dhe nese e punon apo jo kjo eshte pune e bujkut. Po ne rast se e mbjell me bar a do i vesh takse shtese?! Po ne rast se mbjell nje ketu dhe nje atje, a do i vesh takse?! Jane budallenj keta politikane apo bejne vete?! Pastaj duhet te shpallim edhe dite zie kombetare per keta plehra dhe hajdute me çizme.</p>
Add new comment