Përditësim: Parlamenti homazhe në orën 11:00 për deputetin Olldashi. Shtypi flet edhe për një person të dytë

Postuar në 21 Nëntor, 2013 02:48

Në orët e para të mëngjesit të sotshëm Policia  e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e vdekjes, për shkak të aksidentit, të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Por ende i pasqaruar mbetet gjithsesi lajmi për një person të dytë në makinë. Gazeta “Shqiptare” dhe “Panorama” theksojnë që në titujt hapës ekzistencën e një personi tjetër, por në faqet e brendshme nuk japin detaje. “Panorama” shtron si pyetje nëse viktima tjetër ishte edhe një bashkëpunëtore e Olldashit. Më tej, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një emër, por gjithçka mbetet spekulim. Deputeti Cara, që është personi i fundit i kontaktuar ka mohuar që të ketë patur një person tjetër. Të gjitha këto hipoteza të shtypit do të duhet të sqarohen nga një qëndrim zyrtar i Policisë së Shtetit. Ndërkohë, Parlamenti në orën 11:00 ka lajmëruar zhvillimin e homazheve për deputetin e PD-së, i cili u largua në mënyrë krejt të papritur nga jeta. Përtej situatës së ngarkuar emocionale, duhet thënë se që në këtë moment nis analiza e peshës së humbjes dhe pasojave që ikja e Olldashit krijon në PD.

s.z

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

<p>bravo respublika qe nuk po tregoheni kanibale si te tjeret. &nbsp;e verteta duhet pare ne sy dhe perseritur, prandaj shpesh eshte e hidhur si vete vdekja.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.