Arkiv-Lajme

Dita interviston Kastriot Frashërin: Një organizator proteste konfuz dhe i painformuar

Postuar në 19 Nëntor, 2013 05:51

Një intervistë e gazetarit të Ditës, Habjon Hasani, me njërin nga organizatorët e protestave kundër lëndëve kimike siriane, Kastriot Frashëri, ka nxjerrë në pah, siç thekson gazetari, se “njerëzit që kanë frymëzuar opinionin publik për lëndët kimike në emisione televizive, pranojnë pa asnjë ndrojë se nuk dinin ne thelb asgjë për këto lëndë dhe për procesin. Me pak fjalë ishin si të thuash “me kokën në rërë”, zero informacion të rëndësishëm mbi atë që ishin duke e kundërshtuar me aq forcë. Përmendin dhe fjalët “google”, apo “kafene” si burime të tyre të informacionit.

Fotoja e rrallë e Edi Ramës “problematik”, në bisedë me të atin

Postuar në 19 Nëntor, 2013 04:16

Një album i Petrit Kumit, i titulluar “Jeta përmes objektivit”, ishte pjesë e botimeve të ekspozuara në panairin e librit që sapo u mbyll. Në faqen 172 të këtij albumi, gjendet një foto e Edi Ramës rebel, e vitit 1990 gjatë një shëtitjeje në parkun e liqenit artificial të Tiranës, me atin e tij Kristaq Rama. Artisti vetë e kishte titulluar foton shumë zbutur, “Bisedë brezash”.

Sardenja nën ujë, 16 viktima nga cikloni Kleopatra në Itali

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:14

Shtypi dhe ekranet italiane janë gdhirë sot me raportimet dramatike të

Rama i vari (Eduard) Ypit mëlçitë në qafë, shkruan Tema e Bazes

Postuar në 18 Nëntor, 2013 15:19

Nga drejtor i thesarit në ministrinë e Financave nën Ridvan Boden, drejtor i dëmshpërblimeve në ministrinë e Financave nën Shkëlqim Canin. Fjala është për Eduard Ypin, emërimin paralel të të cilit Tema e Mero Bazes duket se nuk e ka pritur hiç mirë. Sipas Temës, pikërisht posti i deritanishëm i Ypit e bën atë të dyshuar kryesor për skandalet financiare që kanë ndodhur me tvsh-në, dhe jo kandidat për drejtor të rëndësishëm në qeverinë Rama.

Ana tjetër e medaljes: Paratë e emigrantëve stimuluan dembelizmin dhe pra, papunësinë, lë të kuptohet FMN

Postuar në 18 Nëntor, 2013 13:51

Një raport i fundit i FMN-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, si  Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia, ka nxjerrë në pah një ekuacion shumë interesant, njëherësh të kuptueshëm dhe logjik, lidhur me një ndër shkaqet e papunësisë në vendet tona. Raporti trajton problematikat postkrizë në vendet e rajonit dhe pikas (veç arsyeve të tjera) një lidhje të fortë mes rrjedhës së vazhdueshme të parave të emigrantëve tanë, ndryshe remitancave, dhe mbajtjes së papunësisë në nivele të larta, kjo madje edhe në “dekadën e bumit ekonomik 2000-2008”.

Gjykata për skemën e naftës virxhin: Nuk kanë vjedhur, vetëm falsifikuar

Postuar në 18 Nëntor, 2013 12:36

Dje në datën 17, u zbardh vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që kishte të bënte me aferën e shumëpërfolur të naftës virxhin. Fakti i dënimit të të akuzuarit kryesor, biznesmenit Hajri Elezaj me vetëm 6 muaj burg nën akuzën e falsifikimit, ndërsa akuzat e tjera u rrëzuan, kaloi disi shkarazi për shkak të aktualitetit. Por sot edhe gazetari B.Likmeta i agjencisë Birn është marrë me këtë histori. Sipas akuzës, i pandehuri dhe të tjerë bënin letrat sikur eksportonin jashtë shtetit naftën virxhin të blerë nga Armo, por e shisnin brenda vendit, ndërkohë që nga shteti përfitonin rimbursimin.

Boeing “lundron” në dollarë nafte: Tre kompani ajrore të Gjirit, porosi 125 miliardë USD

Postuar në 18 Nëntor, 2013 11:42

Kompanitë ajrore “Etihad Airways”, “Emirates Airline” dhe “Qatar Airways” kanë blerë në total më shumë se 200 avionë në Panairin e aviacionit të këtij viti, të zhvilluar në Dubai. Një blerje që ka kushtuar miliarda dollarë është përkufizuar si “historike” për prodhuesit e avionëve amerikanë “Boeing”. Tre kompani ajrore arabe “Etihad Airways” nga Abu Dhabi, “Emirates Airline” nga Dubai dhe “Qatar Airways” e Katarit, kanë porositur blerjen e 200 avionëve për një vlerë që i tejkalon të 125 miliardë dollarët.

Minatorët mes Shillës dhe Karibdës. Puna me rrezik jete, apo vetësakrifikimi për mungesën e punës?

Postuar në 18 Nëntor, 2013 10:22

 Sa herë ndodhin aksidente me viktima nëpër miniera (shtatë viktimat e javës së kaluar janë rasti më i freskët), paralel me kushtet e vështira të jetesës që detyrojnë viktimat të ndërmarrin këto lloj punësh, theksohet edhe faji i shtetit që nuk mbyll galeritë e rrezikshme, që nuk merr masa ndaj firmave private që nuk marrin asnjë masë teknike sigurie etj. Por ndërkohë që në zonën minerare D, shteti (pra ministria e linjës) ka pezulluar punën pikërisht për verifikimin e liçensave dhe mënyrën sesi janë respektuar ato, pesë minatorë të Bulqizës kanë tentuar të vetëdigjen.

Parakalimi i çmendur merr katër jetë pranë Peqinit

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:38

Tre makina të përfshira, tre drejtuesit humbasin jetën. Personi i katërt ndërroi jetë gjatë transportimit në spital. Aksidenti i rëndë ndodhi para pak orësh në aksin Elbasan-Peqin, me një bilanc tragjik. Gjithçka në dalje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajt, kur tre mjetet u përplasën, sipas të dhënave të para, pas tentativës për parakalim të njërës makinë. Automjetet e përfshira në aksident janë me targa EL2270C, AA576GA dhe AA638DC.

Mbledhja e deputetëve, Basha rreket të bindë të vetët se sido që të jetë, Rama mbetet mashtrues

Postuar në 18 Nëntor, 2013 07:24

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u deklaroi deputetëve të vet se opozita ishte në anën e duhur të çështjes së shkatërrimit të lëndëve kimike siriane. Basha falenderoi “qytetarët dhe rininë që u bënë barrikadë e pakapërcyeshme për armët kimike”, dhe akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, për tërheqje prej mashtruesi nga projekti për sjelljen e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme