Ana tjetër e medaljes: Paratë e emigrantëve stimuluan dembelizmin dhe pra, papunësinë, lë të kuptohet FMN

Një raport i fundit i FMN-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia, ka nxjerrë në pah një ekuacion shumë interesant, njëherësh të kuptueshëm dhe logjik, lidhur me një ndër shkaqet e papunësisë në vendet tona. Raporti trajton problematikat postkrizë në vendet e rajonit dhe pikas (veç arsyeve të tjera) një lidhje të fortë mes rrjedhës së vazhdueshme të parave të emigrantëve tanë, ndryshe remitancave, dhe mbajtjes së papunësisë në nivele të larta, kjo madje edhe në “dekadën e bumit ekonomik 2000-2008”. Sesi zbërthehet kjo lidhje në terrenin konkret, është e qartë për secilin prej nesh: Të ardhurat e larta të emigracionit kanë inkurajuar të papunët, të cilët i kanë mbuluar kostot e jetesës me këto të ardhura. Ndërkaq ata janë mësuar me këtë mënyrë jetese, nuk janë aftësuar realisht gjatë kësaj kohe për të hyrë në tregun e punës, ndërsa vendi këtë periudhë ka vuajtur “tharjen e trurit”. Për më shumë, keni linkun: http://mapo.al/2013/11/18/fmn-te-ardhurat-nga-emigrantet-nxiten-papunesine/
a.k
Comments
C'jane keto idiotsira?! A ka
<p>C'jane keto idiotsira?! A ka pasur treg pune ndonjehere tek ne?!!! A ka pasur ndonjehere ndonje politike konkrete punesimi? A ka pasur ndonjehere politika te edukimit profesional? Kurre! </p>
Add new comment