Mbledhja e deputetëve, Basha rreket të bindë të vetët se sido që të jetë, Rama mbetet mashtrues

Postuar në 18 Nëntor, 2013 07:24

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u deklaroi deputetëve të vet se opozita ishte në anën e duhur të çështjes së shkatërrimit të lëndëve kimike siriane. Basha falenderoi “qytetarët dhe rininë që u bënë barrikadë e pakapërcyeshme për armët kimike”, dhe akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, për tërheqje prej mashtruesi nga projekti për sjelljen e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Sipas Bashës, këtë projekt, nëse realizohej, Rama do ta bënte vetëm për interesa ngushtësisht personale e në kurriz të vendit. Me fjalë të tjera, Rama për retorikën e PD-së është mashtrues pse u tërhoq, dhe përfitues i ngushtë nëse nuk do tërhiqej. Por zor se deputetët demokratë janë bindur nga artikulimi i Bashës, pasi siç pohon shtypi i sotëm, brenda partisë ka pakënaqësira për mënyrën sesi kryetari e menaxhoi këtë çështje. Sidomos, kundrejt partnerëve amerikanë.  

 

a.k

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Me sa duket misioni i thelbesor i Lulit si kryetar i PD-se eshte qe anetaret e PD, qe dikur thirreshin plot krenari &quot;demokrate&quot;, te mos mos mund te thirren as si &quot;PD-ista&quot;, por thjesht &quot;PD-era&quot;, per ti dhene kuptim edhe rolit te Lulit si kryetar i tyre.</p>

Submitted by leon68 (not verified) on

Ky ka vendosur ta shkaterroje perfundimisht PD .

Mire ti behet..vete e kerkoi

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Qe Edvin Kristaq Rama eshte mashtrues dhe shkuar mashtruesit, nuk ka nevoje ta thote kryetari i PD-se. Kete e ka marre vesh edhe lopa.........</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.