Gjykata për skemën e naftës virxhin: Nuk kanë vjedhur, vetëm falsifikuar

Postuar në 18 Nëntor, 2013 12:36

Dje në datën 17, u zbardh vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që kishte të bënte me aferën e shumëpërfolur të naftës virxhin. Fakti i dënimit të të akuzuarit kryesor, biznesmenit Hajri Elezaj me vetëm 6 muaj burg nën akuzën e falsifikimit, ndërsa akuzat e tjera u rrëzuan, kaloi disi shkarazi për shkak të aktualitetit. Por sot edhe gazetari B.Likmeta i agjencisë Birn është marrë me këtë histori. Sipas akuzës, i pandehuri dhe të tjerë bënin letrat sikur eksportonin jashtë shtetit naftën virxhin të blerë nga Armo, por e shisnin brenda vendit, ndërkohë që nga shteti përfitonin rimbursimin. Por për gjyqtarin Martin Deda qëndron vetëm akuza e falsifikimit dhe asnjë tjetër (mashtrim, pastrim parash, arratisje nga vendi i dënimit). Sipas prokurorisë, me këtë skemë në vite janë përfituar mbi 40 mln euro, ndërsa tregu ka marrë naftë shumë të keqe. Organi i akuzës ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.    

Dy linke për informim të mëtejshëm mbi këtë çështje: http://www.gazetatema.net/web/2013/11/18/i-akuzuari-per-krimin-me-te-madh-financiar-ne-shqiperi-denohet-me-6-muaj-burg/

 

Dhe: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/17/skandali-naftes-virgin-nuk-ka-mashtrim-dhe-cilesi-te-dobet-por-vetem-falsifikim/

 

a.k

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Falsifikim, vjedhje, helmim kolektiv (nëpërmjet futjes në treg të produktit tepër ndotës)... nuk di cfarë mund të bënte tjetër (veç vrasjes së drejtëpërdrejtë)...<br />Nëse nuk goditen personazhe të tillë, që me arrogancën e veprimeve të tyre të shkelin dinjitetin, çdo masë ndërshkimi mbi njerëzit e thjeshtë do bënte të kundërtën e shtetformimit - do e bënte shtetin si institucion pushtues, pa besimin e njerëzve; madje të urryer prej tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.