Boeing “lundron” në dollarë nafte: Tre kompani ajrore të Gjirit, porosi 125 miliardë USD

Postuar në 18 Nëntor, 2013 11:42

Kompanitë ajrore “Etihad Airways”, “Emirates Airline” dhe “Qatar Airways” kanë blerë në total më shumë se 200 avionë në Panairin e aviacionit të këtij viti, të zhvilluar në Dubai. Një blerje që ka kushtuar miliarda dollarë është përkufizuar si “historike” për prodhuesit e avionëve amerikanë “Boeing”. Tre kompani ajrore arabe “Etihad Airways” nga Abu Dhabi, “Emirates Airline” nga Dubai dhe “Qatar Airways” e Katarit, kanë porositur blerjen e 200 avionëve për një vlerë që i tejkalon të 125 miliardë dollarët.

“Etihad Airways” ka blerë rreth 56 avionë për një shifër prej 25.2 miliardë dollarësh gjatë Panairit të aviacionit në Dubai, eventi kryesor tregtar në Lindjen e Mesme i dedikuar këtij sektori. Kontrata e kompanisë “Etihad”, përfshin 30 avionë “787-10 Dreamliners” dhe 25 të tjerë “777X”, model i cili konkurron me atë të riun “Airbus A350”.

Kompania “Emirates Airline” në Dubai ka blerë në fakt 150 “Boeing 777 X” për një vlerë prej 76 miliardë dollarësh. Në veçanti blerja i takon 35 avionëve me rreze të gjatë “777-8x” dhe 115 të tjerëve “777-9X”. Ky i fundit është versioni më i ri i “Boeing 777” që ka rreth 400 vende.

Dubai ka kryer investime të mëdha në fushën e transportit ajror. Kështu vetëm dy javë më parë u përurua në të aeroporti i ri “Al Maktoum International”, kostoja totale e të cilit ka arritur në 32 miliardë dollarë. Në dhjetë vitet e ardhshme, ai do të pajiset me 5 pista dhe 4 terminale në gjendje për të mbajtur 160 milionë pasagjerë në vit, duke synuar të kthehet në aeroportin më të madh në botë. Për momentin, ai që e mban këtë rekord është aeroporti i Atlantas (në SHBA) me më shumë se 90 milionë vizitorë, i ndjekur nga Pekini me 77 milionë dhe ai i Londrës me 69 milionë udhëtarë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.