Arkiv-Lajme
50-vjetori i vrasjes së presidentit amerikan, John F.Kennedy, ngjarjes më të përfolur dhe më enigmatike të botës
Flamujt në ndërtesat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara u ulën dje në gjysmështizë, për të shënuar 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan, John F.Kennedy. Presidenti Barack Obama e shpalli këtë ditë si ditë kombëtare të kujtimit, duke thënë se përvjetori është dita për të nderuar Kennedy-n dhe emrin e përjetshëm të tij në historinë amerikane.
UNICEF: 60% e fëmijëve shqiptarë s’hanë mëngjes(!), ndërsa vetëm 50% e tyre kanë luksin e vazhdimit të shkollës së mesme
Me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të konventës për të drejtat e fëmijëve, për herë të parë zyra e Observatorit në Tiranë prezantoi raportin “Varfëria e fëmijëve në Shqipëri”. Ky është një raport krahasues për situatën e fëmijëve shqiptarë edhe me vendet e tjera të rajonit. Karta Raportuese mbi varfërinë është bazuar në tregues që matin përjashtimin social të fëmijëve dhe vë theksin në hartimin e politikave gjithëpërfshirëse sociale, me fokus nevojat e fëmijëve në vështirësi.
Sokol Olldashi në disa nga gazetat e sotme shqiptare
Ndryshe nga dita e pardjeshme, datë 21. 11. 2013, ku lajmi për vdekjen aksidentale të deputetit Sokol Olldashit u përcoll nga disa media në mënyrë jo korrekte, me të dhëna të dyshimta dhe shpesh kontradiktore, shtypi i sotëm e ka pasqyruar në mënyrë më profesionale këtë humbje të madhe të një prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Pothuajse të gjitha gazetat i kanë kushtuar kësaj ngjarjeje të dhimbshme faqe të tëra, deri në gjysmën e gazetës, duke pasqyruar deklaratat e miqve dhe “armiqve” për Kolin e tyre, që, u desh vdekja “të bëhej i dashur për të gjithë”.
Publikohet një foto e rrallë në moshë fare të re e Nënë Terezës
Një fotografi e rrallë e Nënë Terezës është publikuar dje, në fillim në gazetën Shekulli dhe më pas edhe në gazeta të tjera dhe në rrjete sociale.
Harta e zonave me rrezik më të lartë të rrugëve shqiptare dhe njollat e zeza në të
Ka qenë aksidenti automoblisitik me humbje jete të deputetit Sokol Olldashi ngjarja që ka kujtuar TC t’iu bëjë një retrospektivë tërë aksidenteve rrugore, duke dhënë edhe një hartë të zonave me rrezik më të lartë në Shqipëri, ku kanë ndodhur edhe më shumë aksidente, zona që në legjendën e kësaj harte quhen, sipas gjuhës teknike, njolla të zeza.
SHBA: Armët kimike, shans i humbur për Shqipërinë. Por përgjegjësi kanë të dyja qeveritë
Nuk ka kaluar shumë kohë nga intervista e Kryeministrit Edi Rama për çështjen e armëve kimike dhe dy zyrtarë amerikanë kanë dalë të sqarojnë edhe njëherë përfitimet e mundshme të Shqipërisë. Zëri i Amerikës intervistoi sot ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker dhe ish-zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ian Brzezinski. Deklarimet e tyre ishin shumë të qarta dhe ato më shumë mëshonin te pretendimi i SHBA-së për ndihmë nga ana e Shqipërisë, sesa te pasojat në marrëdhëniet dypalëshe.
Ide e re: Një inxhinier grek ideon “Islamic SIM”. U kujton besimtarëve kohën e faljes dhe drejtimin e Mekës
Një kartë telefoni për myslimanët. Këtë ka menduar dhe ka prodhuar inxhinieri grek Yiannis Hatzopoulos, i cili ka krijuar “Islamic SIM”, me synim ndihmën ndaj besimtarëve për të kryer detyrat e tyre fetare. Hatzopoulos ka shkuar edhe më tej dhe ka marrë parasysh se përdoruesit myslimanë, të gjendur kryesisht në Azi dhe në Afrikë nuk përdorin në shumicë smartphone, kështu që e ka përshtatur kartën edhe për telefonat e brezit më të vjetër. Por cilat janë dobitë e kësaj karte?
Aksidenti i deputetit Olldashi, problemet me raportimin e medias dhe qëndrimin e opinionit
Vdekja e deputetit Sokol Olldashi ka nxjerrë ndër të tjera edhe një problem që lidhet me raportimin e medias. Jemi të gjithë dëshmitarë që 24 orët e fundit, informacionet që qarkulluan, nga fillimi e deri më tani, bartin edhe kundërthënie, versione gjysëm zyrtare, apo informale. Për ata që ndoqën live raportimet televizive nga vendi i ngjarjes, është e qartë dhe mund të kujtohet një kakofoni versionesh, që arritën deri aty sa përfshinë në aksident edhe ish-drejtorin e Policisë Rrugore, i cili mandej sqaroi pozicionin në News24.
Rikthimi i ligjërimit fetar në jetën publike shqiptare dhe diferencat qytetërimore
Pse krijon ndjeshmëri afrimi i Shqipërisë me Turqinë? Pyetja implikon vetiu elementin fetar, por edhe atë historik. Dhe këtu ndikojnë edhe mendimet e intelektualëve shqiptarë. P.sh Ismail Kadareja në librin “Mosmarrëveshja” e trajton ekzekutimin e Ramize Gjebresë si një akt që reflekton një mendësi fetare, islamike të disa komunistëve shqiptarë. Kjo plotëson një mendim që rrjedh në tranzicionin shqiptar sipas të cilit Diktatura shkonte kah Lindja, jo vetëm si rreshtim i detyruar gjeopolitik, por edhe si një afinitet shpirtëror, madje si një ndjesi antiperëndimore. Sa e vërtetë është kjo?
Lubonja krahason vendimmarrjen e dy kryeministrave. “Jo-ja” çliruese për armët kimike dhe “vendosmëria” me pasoja të dhimbshme e Berishës
Analisti Fatos Lubonja komenton sot në gazetën “Panorama” “Jo-në” e Ramës ndaj armëve kimike, sjelljen e tij në krye të qeverisë, protestën dhe argumentimet e kryeministrit në fjalën e mbajtur me këtë rast. Analizës nuk i mungon simetria e brendshme, që është e nevojshme në raste të tilla, pasi ai merret gjerësisht edhe me sjelljen e opozitës dhe sidomos Berishës. Në fakt, sipas Lubonjës, problemi i Ramës është personalizimi i institucionit dhe për pasojë vendimmarrjes, ndërsa Berishës i mvesh edhe një atu tjetër problematike: mentalitetin.