Harta e zonave me rrezik më të lartë të rrugëve shqiptare dhe njollat e zeza në të

Ka qenë aksidenti automoblisitik me humbje jete të deputetit Sokol Olldashi ngjarja që ka kujtuar TC t’iu bëjë një retrospektivë tërë aksidenteve rrugore, duke dhënë edhe një hartë të zonave me rrezik më të lartë në Shqipëri, ku kanë ndodhur edhe më shumë aksidente, zona që në legjendën e kësaj harte quhen, sipas gjuhës teknike, njolla të zeza.
Një ndër vendet më problematikë, sipas të dhënaave, është Autostrada Tiranë-Durrës ka 39 njolla të zeza ose thënë ndryshme të rrezikshme për shkak se në secilën prej tyre brenda një viti kanë ndodhur të paktën tre aksidente. Të tilla janë Mbikalimi Flakës, Mbikalimi i Sukthit, Koxhas, Mbikalimi i Kasharit, Mbikalimi i Kashar-Bërxullit, Vora dhe segmenti rrugor përballë QTU njihen si akse të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta.
Segmente të tjerë problematikë:
Rruga Fushë-Krujë Thumanë, Lezhë - Shkodër, Lezhë - Milot në kryeqëzimin e Milotit, superstrada Lezhë - Shkodër në Dajç dhe Kryebushat dhe Harku i Bërdicës.
Aksi Kukës-Morinë dhe segmenti i Rrugës së Kombit Kalimash-Kukës ku në aksin e ri rrugor janë evidentuar një numër aksidentesh me pasoja të rënda për shkak të dëmtimit të elementeve mbrojtës të trafikndarësit dhe dëmtimit të sinjalistikës vezulluese për natën.
Në segmentin Durrës-Rrogozhinë njihen si të rrezikshme njolla në Vorrozinë, kryqëzimi Ballutaj. Në segmentin Lushnje-Rrogozhinë në vendin e quajtur Zhame.
Në Fier janë më të rrezikshme tre kryqezime në nivel, ai në Savër, Pushimi i Shoferit dhe në Rrapës ku janë regjistruar një numër i lartë viktimash. Nga Fieri drejt Vlorës shënohet si i rrezikshëm segmenti Fier-Levan e po ashtu kryqezimet në aksin e ri Levan-Poçem-Tepelenë.
Në jug-lindje të vendit kemi njolla të rrezikshme në Dishnicë-Devoll si dhe aksi Korë-Ersekë.
Gjithashtu si njollë më e re është futur së fundmi edhe aksi Elbasan-Peqin në vendin e quajtur Ura e Madhe e ku vetëm tri ditë më parë humbën jetën katër persona.
Zh.
Comments
Nuk ka akse te rrezikshme, ka
Nuk ka akse te rrezikshme, ka shofere dhe qeverirare te rrezikshem. Te paret me pak te rrezikshem se te dytet. Njeri nga keta eshte ende ne parlament e jo ne burg, aty ku e ka vendin. Megjithte, meqenese nuk ndryshojme dot qeveritaret sepse kaq dime, falenderoj top-channel per sensibilizimin e vazhdueshem.
Add new comment