Publikohet një foto e rrallë në moshë fare të re e Nënë Terezës

Një fotografi e rrallë e Nënë Terezës është publikuar dje, në fillim në gazetën Shekulli dhe më pas edhe në gazeta të tjera dhe në rrjete sociale.
Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamirësisë qe i shërbejnë tërësisht te varfërve. Shqiptarja trup vogël ishte kthyer ne një legjende te gjallë. Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te sëmurë ne 213 spitale, thuhet në shkrimin që shoqëron foton.
Zh.
Add new comment