Ide e re: Një inxhinier grek ideon “Islamic SIM”. U kujton besimtarëve kohën e faljes dhe drejtimin e Mekës

Një kartë telefoni për myslimanët. Këtë ka menduar dhe ka prodhuar inxhinieri grek Yiannis Hatzopoulos, i cili ka krijuar “Islamic SIM”, me synim ndihmën ndaj besimtarëve për të kryer detyrat e tyre fetare. Hatzopoulos ka shkuar edhe më tej dhe ka marrë parasysh se përdoruesit myslimanë, të gjendur kryesisht në Azi dhe në Afrikë nuk përdorin në shumicë smartphone, kështu që e ka përshtatur kartën edhe për telefonat e brezit më të vjetër. Por cilat janë dobitë e kësaj karte? Përgjigjen e jep vetë inxhinieri: “Përdoruesit mund të përcaktojnë me anë të telefonit se nga është drejtimi i Mekës për t'u falur. Po ashtu përmes melodive të caktuara atyre u tërhiqet vëmendja pesë herë në ditë që ka ardhur koha e faljes dhe për kohën e faljes celulari kalon automatikisht në heshtje". Si të thuash, Hatzopoulos ka krijuar një kartë që nuk i lejon besimtarët të neglizhojnë. Shumë origjinale po të mendosh “përplasjen e qytetërimeve”. Ka një sens ironie në të gjithë këtë, pasi inxhinieri punon për kompaninë daneze “Bluefish Technologies”, një vend i njohur për debatet që ka krijuar karikaturat gazetareske të profetit Muhamed.
Më shumë në: http://www.dw.de/greku-zhvillon-një-kartë-speciale-sim-për-muslimanët/a-17242617
s.z
Comments
Motiv fitimi dhe asgja
<p>Motiv fitimi dhe asgja tjeter.</p>
C'rendesi ka?!Injorantet e
<p>C'rendesi ka?!<br />Injorantet e meritojne te zhvaten.</p>
Add new comment