Ilir Meta bën shkrimin e parë: Vajton vdekjen e kundërshtarit të tij, Sokol Olldashi

Kronika politike nuk ka regjistruar ndonjë shkrim të Ilir Metës, por ky i fundit e ka bërë atë sot, në homazh të Sokol Olldashit që humbi jetën në një aksident, mbrëmë, në Qafë Krrabë. Meta dhe Olldashi nuk kanë qenë miq; madje, muajt e fundit, sidomos gjatë fushatës së zgjedhjes së kryetarit brenda PD-së, Olldashi ka qenë shumë i ashpër ndaj Metës, që nga ana e vet nuk i është përgjigjur këtyre sulmeve (i janë përgjigjur të tjerët për të). Por në shkrimin e sotëm, Meta ka vajtuar, jo vetëm “babain e fëmijëve, bashkëshortin e një gruaje dhe birin e një nëne”, por edhe “gazetarin, politikanin, mikun, kundërshtarin, e polemistin e lindur, [që hyri përfundimisht] në heshtjen e tij”. Pas një vargëzimi të natyrës poetike për Olldashin që iku” krejt papritur/krejt befasisht/me vdekjen që e priste në takim në kthesën e fundme të jetës së tij/e priste me ngut/sepse e priste që copën tjetër të rrugës ta bënin bashkë!”, Meta vijon: “Në këtë ditë të zymtë, jam me shpirt e me lutjet e mia dhe të familjes sime pranë familjes së mikut e kolegut tim, pranë dy fëmijëve të tij të mrekullueshëm, Glaukut dhe Kleitit, bashkëshortes së urtë Enkelejda e nënës së shumëvuajtur Kozeta. Jam me të gjithë miqtë e dashamirësit e tij të panumërt që sot Sokoli i bashkoi të gjithë në zinë për të.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazetadita.al/dhembja-qe-na-ben-bashke/
Re.Pu.
Comments
O Ilir Floriri..kur do e

O Ilir Floriri..kur do e marresh patenten e makines ti...?

O shikon o Like sa kollaj

O shikon o Like sa kollaj eshte te vdesesh?! Ku ti fusesh gjithe leket qe ke vjedhur per ti mare me vete?

hahahaha (ndjesë për të

hahahaha (ndjesë për të qeshurën e papërtatshme në këtë ditë zie)...

Po pse vete Likja e ka

Po pse vete Likja e ka shkruar???? Ku di ai te lexoje, jo me te shkruaje, pervecse porosite nga Blloku.... Ralfi do ia kete shkruar kete pocaqi pa pike vlere dhe kaq patetike! Po imitojne te gjithe Ramen, duan te shkruajne si ai!

Add new comment