Sokol Olldashi në disa nga gazetat e sotme shqiptare

Postuar në 22 Nëntor, 2013 03:25

Ndryshe nga dita e pardjeshme, datë 21. 11. 2013, ku lajmi për vdekjen aksidentale të deputetit Sokol Olldashit u përcoll nga disa media në mënyrë jo korrekte, me të dhëna të dyshimta dhe shpesh kontradiktore, shtypi i sotëm e ka pasqyruar në mënyrë më profesionale këtë humbje të madhe të një prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Pothuajse të gjitha gazetat i kanë  kushtuar kësaj ngjarjeje të dhimbshme faqe të tëra, deri në gjysmën e gazetës, duke pasqyruar deklaratat e miqve dhe “armiqve” për Kolin e tyre, që, u desh vdekja “të bëhej i dashur për të gjithë”. Në faqet e gazetave përshkruhet dhimbja e madhe që shkaktoi vdekja e tij e e papritur, ceremonia e përcielljes së trupit të tij për në varreza, deklarata të politikanëve dhe qytetarëve të thjeshtë. Nuk është harruar gjithashtu që të vihet në dukje edhe profesionalizmin e tij si gazetar. Me gjithë këtë paraqitje të kujdesshme, “zyrtare” dhe  profesionale, në faqet e disa gazetave të sotme si, në Koha Jonë e ndonjë tjetër hidhen edhe dyshime mbi vdekjen e tij, që mund të ketë shkaqe të tjera me prapavijë politike.  

 

Më posht po japim një pasqyrë të faqeve të para të disa prej gazetave lidhur  me këtë ngjarje.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Lamtumira e fundit, ekspertiza e aksidentit, Olldashi pa rrip sigurie. Mister nga policia për një person të dytë”.

DITA: Pikpyetjet e një aksidenti, nga spekulimi për një person të dytë në makinë te planet e aferta politike të Olldashit

Gazeta “Shqip” çelet me shkrimin, “Pakujdesia fatale e Sokol Olldashit, lamtumira bashkon dhe “armiqtë”. Qeveria shpall 21 nëntorin ditë zie kombëtare”.

Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Ekspertiza momentet e fundit të Sokol Olldashit. Si u përfshi në vdekje Shkëlzen Alia dhe zëdhënësja Armida Qylfaku”.

Gazeta “Mapo” ka si shkrim kryesor; “Rrëfimi i Igli Carës, telefonata e fundit. Deputeti i PD rrëfen telefonatën e fundit të Olldashit me shoferin, zhurmën që ai ka dëgjuar dhe përballjen me pamjet shokuese”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Berisha dhe të katërt që vdiqën në 23 vite. Azem Hajdarin e vranë, Pjetër Arbnori vdiq në mënyrë të papritur, Gramoz Pashko në aksident ajror dhe Sokol Olldashi fatalisht në aksident në Tiranë”.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.