SHBA: Armët kimike, shans i humbur për Shqipërinë. Por përgjegjësi kanë të dyja qeveritë

Postuar në 21 Nëntor, 2013 15:17

Nuk ka kaluar shumë kohë nga intervista e Kryeministrit Edi Rama për çështjen e armëve kimike dhe dy zyrtarë amerikanë kanë dalë të sqarojnë edhe njëherë përfitimet e mundshme të Shqipërisë. Zëri i Amerikës intervistoi sot ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker dhe ish-zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ian Brzezinski. Deklarimet e tyre ishin shumë të qarta dhe ato më shumë mëshonin te pretendimi i SHBA-së për ndihmë nga ana e Shqipërisë, sesa te pasojat në marrëdhëniet dypalëshe. “Është një shans i humbur, sepse një vend si Shqipëria nuk e ka çdo ditë rastin që të thellojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj në mënyrë të konsiderueshme me një vend si Shtetet e Bashkuara. Nëse do që të gëzosh më shumë fryte nga një marrëdhenie, duhet të kontribuosh më shumë”, tha Brzezinski. Kurse Volker ka shtuar se “kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Çështja është se ç’të bëjmë me këto armë kimike”. Pse nuk pranoi atëherë Shqipëria? Përgjigja duket se është e njëjtë: Menaxhimi i publikut duhej bërë ndryshe, pra ai duhej informuar. “Mendoj se si qeveria amerikane, ashtu edhe qeveria shqiptare mund ta kishin menaxhuar më mirë këtë çështje”, deklaroi Brzezinski.

Më shumë në: http://www.zeriamerikes.com/content/albania-chemical-weapons-volker-brzezinski/1794920.html

s.z

Comments

Submitted by ID (not verified) on

Ky zoteria Brzezinski mendoj se ka shume te drejte, per te tilla ceshtje te rendesise madhore duhet informuar me patjeter publiku ne cdo hap te marreveshjes edhe pse jo perfundimtare, perndryshe krijohen keqkuptime te atilla qe cojne ne probleme te medha, sic ndodhi me protestat ne Shqiperi.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Llogariten qe publiku do pranonte me hir a me pahir, nje pjese e mire do ishin pro ndersa te tjeret do ishin indiferente. Nuk ia mori mendja ndokujt qe mund te kishte nje reagim te tille nga nje popull kokeshtypur. Pavaresisht se mund te ishte shansi i mire, mosinformimi i publikut perben nje akt te rende qe do te zhvleftesonte prapeseprape te gjitha avantazhet e mundshme.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Populli shqiptar asht hera e pare mbas shume shekujsh qe tregoi guxim, vendosmeni dhe sidomos mend tue refuzue helmet kimike ne token e Shqipnise.

I falemi nderes shume "miqve amerikan" qe na e ofruen nji "shans" te tille. Keni miq te tjere ma te vjeter se shqiptart dhe mund te ua jepni atyne kete shens.

1-Amerikant na lane ne balte mbas mbarimit te LDB tue na lane nen komunizmin sllav.

2-Amerikant na lane ne balte tue na lane kojhet e fundit nen Turkun Erdogan, qe po na i quen trojet shqiptare Turqi.

3-Amerikant tashti deshten te na mbushin me bomba kimike.

Tamam "miq". Tri here "miq".

Submitted by bbb (not verified) on

Sa shume "e duan dhe merakosen" per Shqiperine keta qeratallaret amerikane more...nuk i ze" gjumi" keta amerikanet per Shqiperine...o i bejne shqiptaret te hane me luge floriri o ska...tamam hale-at

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.