Arkiv-Lajme

Fazio&Littizetto thumbojnë Alessio Vincin e Agon Channel-it

Postuar në 25 Nëntor, 2013 14:51

Që formatet e shumë emisioneve televizive të ekraneve shqiptare “historikisht” janë huazuar e akoma më shumë, kopjuar mot-a-mot nga ndonjë simotër në perëndim (kryesisht Italia), kjo dihet dhe nuk është as çudi, as zbulim i madh. Po ashtu, rëndom “të dëmtuarit” perëndimorë e dinë por nuk e kanë vënë ujët në zjarr. Është fakt nga ana tjetër, që jo pak patenta ndërkombëtare janë blerë së fundi edhe nga televizionet shqiptare, sidomos formatet e konkurseve të talenteve apo spektaklet reality. Megjithatë, në një rast specifik ka patur reagim. Sigurisht, me dorashka dhe me thumba.

Legalistët “rrëzojnë” Ekrem Spahinë, pas dy votimesh PLL drejtohet nga Gjana

Postuar në 25 Nëntor, 2013 13:23

Një proces zgjedhor me raunde dhe me numërim strikt votash të Kuvendit Kombëtar, ka nxjerrë në drejtim të Partisë Lëvizja e Legalitetit për katër vitet e ardhshme, kryetarin e ri Sulejman Gjana. Gjana është bërë i zëshëm sidomos vitin e fundit në emisionet televizive politike, si përfaqësues i PLL-së, kryesisht në debatet mbi figurën e mbretit Ahmet Zogu. Kuvendi Kombëtar i kësaj force politike, i mbledhur dje, ka vendosur të “ndëshkojë” kreun e PLL-së që nga viti 1998, Ekrem Spahia, duke mos i dhënë votat e duhura për një mandat të ri katërvjeçar.

R. Haradinaj përgënjeshtron median (në fakt, veten) pas deklaratës se “nuk di pse është mysliman”

Postuar në 25 Nëntor, 2013 12:16

Ramush Haradinaj nuk ka pritur gjatë për të bërë një hap prapa pas deklaratës që bëri, e që ne të respublica-s e raportuam gjatë paraditës së sotme. Nga një video që është publikuar, rezulton që ai të ketë thënë në një tubim se “familja ime për gjenerata ka qenë katolike; nuk di pse [duhet të jem] mysliman; kurrë nuk kam qenë në xhami”.  Ky qëndrim ka bërë shumë jehonë, dhe është pikërisht kjo jehonë që e ka bërë Haradinajn të urdhërojë zëdhënësit e partisë së tij të dalin me një deklaratë përgënjeshtrimi a saktësimi.

Shënim: Çfarë mungon në buletinin mujor të Ministrisë së Brendshme

Postuar në 25 Nëntor, 2013 11:41

Ministria e Brendshme publikoi sot buletinin e dytë mujor mbi aktivitetin e Policisë së Shtetit, i cili mbulon periudhën 17 tetor – 17 nëntor. Buletini i parë mbulonte periudhën 17 shtator – 17 tetor, pra muajin e parë të ekipit të ri drejtues në Ministrinë e Brendshme. Dhe buletini i dytë përbën një përmirësim të dukshëm në paraqitje në krahasim me të parin, por sidoqoftë, nuk plotëson një nevojë të domosdoshme të analizave statistikore – krahasimin me një vit më parë. I vetmi krahasim që mund të bëhet është me një muaj më parë, por ky krahasim nuk është shumë domethënës.

Shënim: Selia blu, deklaratë shtypi për hir të ditës ndërkombëtare…

Postuar në 25 Nëntor, 2013 11:03

Duke i rënë një avazi që PD e ka “trashëguar” nga ish kryetari Berisha, sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas selia blu u kujtua që mes shumë të pushuarve nga puna në administratën shtetërore, ndodhen edhe gra. Rrjedhimisht, me rregull treshi i bie qeveria Rama ka dhunuar gratë pasi “qeveria ka dhunuar me dhjetra gra duke i larguar nga puna në një fushatë spastrimi të paligjshme”.

Grabitet banesa e Gonxhes, thotë News 24

Postuar në 25 Nëntor, 2013 10:35

Grabitjet në shtëpitë e biznesmenëve janë pasuar nga një ngjarje e re. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, banesa e ish-zv/kryetarit të Bashkisë së Tiranës, veprimtar i lëvizjes së Dhjetorit dhe aktualisht biznesmen në fushën e transporteve e makinave me qera Blendi Gonxhe, ka rënë pre e grabitësve. Grabitja, njofton News 24,  ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh, vlera e të cilëve ende nuk bëhet e ditur; janë vjedhur gjithashtu disa bizhuteri si dhe sende të tjera me vlerë.

Haxhinasto reagon për Belle Air: Faliment jotransparent, kishte gjysmën e tregut

Postuar në 25 Nëntor, 2013 08:03

Pretendimi i kompanisë “Belle Air” për ngrirje të llogarive bankare nga shteti, është përgënjeshtruar nga ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto. Kjo kompani ndodhet në gjendje të vështirë financiare për shkak të keqmenaxhimit, ka deklaruar ministri, duke kritikuar edhe sjelljen e kompanisë duke pezulluar pa paralajmërim fluturimet. “Situata është krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga kompania “Belle Air”. Nuk ka bllokim të llogarive. Ajo që ka ndodhur është situatë e krijuar nga keqmenaxhimi i kompanisë, mungesa e theksuar e transparencës dhe mos plotësimi i detyrimeve.

Haradinaj surprizon Kosovën: Familja ime, në breza ka qenë katolike. Nuk e di pse jam mysliman!

Postuar në 25 Nëntor, 2013 06:58

Ndërsa elementi islam radikal po ndihet gjithnjë e më shumë në Kosovë, po bën xhiron e hapësirës virtuale një deklaratë e ish kryeministrit dhe aktualisht kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ja ç’ka thënë Haradinaj gjatë një fjale lidhur me çështjen e fesë: “Me gjenerata, familja ime ka qenë e fesë katolike. Unë nuk e di pse jam mysliman. Nuk kam qenë kurrë në xhami, as për lutje e as për gjë tjetër”. Në vijim, “edhe emrat tanë janë të ndryshëm, janë emra të vjetër ilirë. Feja për ka qenë vetëm një jetë fetare në administratë gjatë kohës së osmanëve.

Fundi i Belle Air, ja si e sheh Braçe: Vodhën sa deshën dhe po lënë pas borxhe

Postuar në 25 Nëntor, 2013 05:37

Ka reaguar në fb deputeti socialist Erjon Braçe, në lidhje me pezullimin e fluturimeve të kompanisë ajrore Belle Air. “Monopoli Belle Air plasi si flluskë sapuni. Sapo ka lajmëruar thuajse falimentimin! Borxhe pa hesap në të gjithë Evropën, borxhe ndaj zyres së Tatim Taksave në Tiranë, borxhe ndaj aeroportit, borxhe ndaj kredituesve private. Gënjen kur thotë se është vënë në vështirësi prej "bllokimit të llogarive". Kjo është tipike e "larjes së duarve", huazuar nga filozofia e një politikani të njohur, Lulëzim Basha quhet.

Belle Air “mbyllet” befasisht nga kriza. Pasagjerët në disa aeroporte mbeten me biletë në dorë

Postuar në 25 Nëntor, 2013 04:24

Me terma që variojnë nga “pezullimi” tek “falimentimi”, shtypi i sotëm njofton për ndërprerjen e beftë të funksionimit të kompanisë ajrore Belle Air, me një deklaratë për shtyp mesa duket të shpërndarë nga vetë kompania, e përfolur si e lidhur me kryebashkiakun aktual të Tiranës. Qindra pasagjerë kanë pasur probleme ditët e fundit (por edhe më herët në shumë raste), pasi kanë prerë biletën kanë pritur më kot nëpër aeroporte për t’u nisur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme