Shënim: Çfarë mungon në buletinin mujor të Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme publikoi sot buletinin e dytë mujor mbi aktivitetin e Policisë së Shtetit, i cili mbulon periudhën 17 tetor – 17 nëntor. Buletini i parë mbulonte periudhën 17 shtator – 17 tetor, pra muajin e parë të ekipit të ri drejtues në Ministrinë e Brendshme. Dhe buletini i dytë përbën një përmirësim të dukshëm në paraqitje në krahasim me të parin, por sidoqoftë, nuk plotëson një nevojë të domosdoshme të analizave statistikore – krahasimin me një vit më parë. I vetmi krahasim që mund të bëhet është me një muaj më parë, por ky krahasim nuk është shumë domethënës.
Për shembull, në buletin raportohet se 204 persona në kërkim janë kapur apo se niveli i zbulueshmërisë së krimeve ndaj personit ishte në nivelin 97% në periudhën 17 tetor – 17 nëntor 2013, por nuk jepen (dhe s’mund të gjenden) të dhëna të krahasueshme për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu raportohet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 163 aksidente rrugore, por krahasimi bëhet vetëm me një muaj më parë, jo me një vit më parë. Dhe pikërisht ky i fundit është krahasimi më domethënës, sepse luhatjet e numrit të aksidenteve rrugore ndikohen nga sezonaliteti (në periudhën qershor-shtator ka më shumë lëvizje, më shumë konsum alkooli, e për rrjedhojë, më shumë aksidente).
Në fakt, para disa javësh, Ministria e Brendshme raportoi shifrat e aksidenteve rrugore të muajit tetor, duke dhënë edhe shifrat krahasuese të një viti më parë. Nga ky krahasim binin në sy këto të dhëna të rëndësishme:
1 - Gjatë tetorit 2013, humbën jetën 26 veta, nga 34 që e humbën gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një reduktim të vdekjeve në aksidente rrugore prej 24%.
2 - Gjatë tetorit 2013, u plagosën rëndë 40 veta, nga 43 që u plagosën rëndë gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një reduktim të plagosjeve të rënda në aksidente rrugore prej 7%.
E.Zaloshnja
Comments
Mua po me duket se Tahiri dhe

Mua po me duket se Tahiri dhe policia po ecin ne ato gjurme qe eci Olldashi dhe Saliu ne vitin 2005. Ai "zbulonte" dhe "kapte" banda muaj per muaj, "kapte" persona ne kerkim dite pas dite dhe shifrat e "te zbuluarve" dhe "te kapurve" arriten shifra te padegjuara, por kriminaliteti vetem rritej. Ne fund te dy mandateve kriminaliteti u disa fishua.

Tahiri po na thote se policia paska kapur 204 persona ne kerkim brenda nje muaji. Kjo mund te gelltitet nga njerezit qe nuk kane parasysh se pak dite me pare u shpall lista me pak me shume se 700 te kerkuar. Po te zbresesh keta 204 qe qenkan kapur muajin e fundit i bie qe, me kete ritem, per tre-kater muaj lista e te kerkurve te mos ekzistoje. Neqofte se lista me me shume se 700 te kerkuar eshte vetem "maja e ajzbergut", atehere njerezit qe dine te vleresojne shifrat duhet te pranojne se ne jemi nje popull qe kerkohemi nga interpol. Do ishte veshtir ti kundershtoje Zaloshnjen dhe koleget e tij.

Zoterinj te ngarkuar me luften kunder krimit, nuk eshte propaganda rruga e duhur per te luftuar kriminalitetin.

Krimi luftohet duke iu

Krimi luftohet duke iu shmangur afrimit me te per arsye te aferave, interesave apo per arsye te mirefillta korruptive. Kete te kene parasysh ata qe paguhen per te luftuar krimin. Statistikat nuk jane bindese per luften kunder krimit. Me to spekullohet...

mund te krahasohen viti me

mund te krahasohen viti me vit por jo muaji me muaj. dhe nje keshill Zaloshnjes mos krijo peshtjellime.

Njoftim Shoqata “Zagari dhe

Njoftim

Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:

1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
11. FAMILJAREVE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR

Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
QAFE KERRABE 25.11.2013

Bie ne sy cinizmi, mosbesimi,
Bie ne sy cinizmi, mosbesimi, frika, spekullimi ne nje pjese te mire tr komenteve. Meshkuj qe shprehen si plaka te keqija qe merren me thashetheme te pragu i portes. I lexoj komentet me shpresen per ndonje shkrim qe i shton informacion asaj cfare u lexua por as qe behet llaf!!!
per nje gje me vjen keq.

per nje gje me vjen keq. policia rrugore eshte ende per bukuri. u duket normal parkimi mbi trotuare. dyshe treshe. te flasesh ne telefon edhe pa rrip ne te njejten kohe. te shohesh makina qe ndalojne mbi vijat e bardha pa u thene gjysme fjale. eshte e vertete qe duhet kohe. por kohe dohet per ndertime rrugesh. kalime krizash ekonomike. jo per zbatim ligji dhe rregulloreje. me vjen keq per kete fakt te shemtuar. shofera amatore dhe te pa edukate. fshataresk dhe egoista ne te njejten kohe. policia rrugore duhet te zgjohet.

Add new comment