Shënim: Selia blu, deklaratë shtypi për hir të ditës ndërkombëtare…

Postuar në 25 Nëntor, 2013 11:03

Duke i rënë një avazi që PD e ka “trashëguar” nga ish kryetari Berisha, sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas selia blu u kujtua që mes shumë të pushuarve nga puna në administratën shtetërore, ndodhen edhe gra. Rrjedhimisht, me rregull treshi i bie qeveria Rama ka dhunuar gratë pasi “qeveria ka dhunuar me dhjetra gra duke i larguar nga puna në një fushatë spastrimi të paligjshme”. Sipas deklaratës së lexuar nga Laura Vorpsi, “nëse doni një shembull sesi i trajton gratë Edi Rama, se si ai ushtron dhunë ndaj tyre, merrni rastin e kreut të ILDKP-së”, dhe e ka fjalën për Zana Xhukën.    

Sigurisht që selia blu duhej të sajonte diçka lidhur me këtë ditë. E njëjta deklaratë me ndonjë ndryshim të vogël, mund të vlente edhe nëse sot do ishte dita kundër Duhanit (Rama ka pushuar nga puna edhe ata që s’pinë duhan), dita e Babait (ka pushuar baballarë) e kështu me rradhë…  

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.