Arkiv-Lajme
Miq të palëkundur. Festa e Pavarësisë rikonfirmon aleancën me SHBA-të
Me armët kimike dhe “Jo”-në e Shqipërisë u diskutua edhe një lloj antiamerikanizmi që supozohet se lindi rishtas në vendin tonë. Por formalisht kjo “thepisje” në marrëdhëniet dypalëshe nuk mund të vërtetohet kollaj. Nëse do ta përcjellim me fjalët e një prej analitëve shqiptarë “marrëdhëniet nuk u ceuan, sepse ato kanë një fundament shumë të gjerë”. Dhe si për të konfirmuar këtë gjë, sot, seketari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dërguar një telegram urimi me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë.
A po rikthehet ekstremizmi në Ballkan?
A ka përfunduar epoka e nacionalizmit agresiv ballkanik? Dhe a përbën momenti i tanishëm një mundësi për të vlerësuar të ardhmen politike të rajonit? Të dhënat e fundit japin mesazhe të shumëfishta. Si pika ku ekstremizmi i djathtë është kthyer në problem në Ballkan janë Kroacia dhe Greqia. Mirëpo të dyja këto janë vende anëtare të BE-së dhe si të tilla do të duhet që ta kishin eleminuar këtë dukuri të shoqërive të tyre. Në të vërtetë ka ndodhur e kundërta, sikurse integrimi evropian nuk duket se ka shërbyr si një ilaç edhe për vende më të mëdha në Perëndim.
Letoni, ndodh një aksident dhe kryeministri jep dorëheqje
Mediat ndërkombëtare flasin sot për dorëheqjen e kryeministrit të Letonisë, Valdis Dombrovskis, për shkak të rrëzimit të një qendre tregtare në kryeqytetin Riga. Në këtë aksident kanë humbuar jetën 54 vetë dhe janë plagosur afro 40 të tjerë, një faturë njerëzore që e ka çuar kreun e qeverisë të dorëzojë aktin e dorëheqjes presidentit të vendit. Vetë ky i fundit ka vlerësuar se rrëzimi i qendrës ishte “vrasje” dhe me këtë rast autoritetet kanë filluar hetime lidhur me shkaqet e këtij incidenti të rëndë.
Berluskoni në rrugën e Betino Kraksit. De Mikelis: “Ka vetëm një ndryshim. Kraksi zgjodhi azilin”
Silvio Berluskoni duket se ka mbërritur në pikën më kritike të karrierës së tij. Deklaratave të tij të djeshme se “ka një tufë gjyqtarësh që e urrejnë”, i janë shtuar sot lajme të reja të cilat flasin për një bllok politik kundër tij. Agjencia “ANSA” paraqet një panoramë të kaosit italian, ku protagonist është Berluskoni dhe e ardhmja e tij. Nga 25 senatorë që janë regjistruar për të folur në seancën e sotme, 22 janë kundër Kavalierit. Në serinë e spektaklit deklarativ mund të veçohet ajo e ish-ministrit të Jashtëm, De Mikelis.
Plasari “rikthen” Petro Markon. Shkrimtari para gjyqit: Unë nuk kam tradhtuar
Aurel Plasari ka bërë sot në Panorama një analizë për shkrimtarin Petro Marko me elementë biografikë brenda. Përpos fakteve të njohura për kontributin e Markos në letërsi, Plasari sjell në vëmendje edhe kryqëzimin e madh të jetës së shkrimtarit me klimën politike dhe sociale të Shqipërisë së viteve ’30. “Pikërisht duke spikatur si ndër më aktivët në debatin intelektual të viteve ‘30, filluan për Petro Markon – krahas përndjekjeve dhe arrestimeve – shenjat e para të thashethemit dhe intrigës rreth figurës së tij.
Korrupsioni në drejtësi, mazhoranca vë gishtin edhe te Presidenti. Xhafa: Nishani, ushtar i bindur politik
Parlamenti ka marrë sot në vëmendje situatën e krijuar në sistemin e drejtësië. Arratisja e Drenovës dhe rasti i denoncuar nga emisioni “Fiks-Fare”, janë kthyer në temë debate në seancën plenare, ku akuzave nuk u ka shpëtuar as Presidenti i vendit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj madje, nuk ka munguar të etiketojë Presidentin si të njëanshëm. “Sistemi i drejtësisë është në emergjencë kombëtare është kthyer në klientelizëm të çdo lloji, edhe politik, pazaresh të ulëta.
Studentët polakë, hashash Lazarati në bombolën e gazit
A i mbani mend dy të rinjtë holandezë që vizituan Lazaratin, tymosën sa u desh qejfi dhe madje bënë ca foto që xhiruan mediat e botës? Dy studentë polakë të informatikës, të joshur nga legjenda e këtij destinacioni turistik, e përsëritën këtë operacion, por me një ndryshim: Morën me vete edhe 12.3 kg hashash, me shpresë se do t’ja hidhnin pikës kufitare të Kakavijës. Por Lukasz Pytel dhe Tomasz Kratovski, edhe pse e fshehën sasinë e bimës narkotike në një bombol gazi, u zbuluan nga blutë e kufirit shqiptar dhe janë prangosur.
Re.pu
Blushi apel qeverisë për paditjen e ish-ministrave. Edhe PE kërkon arrestime të nivelit të lartë
Deputeti socialist, Ben Blushi ka folur dje në Parlament duke dalë në podium me disa pyetje për qeverinë e re. Gazetat nuk duket se bien dakord për numrin e pyetjeve, por në thelb lajmi që është marrë në këtë rast është se Blushi përveç kritikave ka shtruar për diskutim edhe një çështje të ndjeshme. Sipas gazetës “Panorama” deputeti socialist ka ngritur nevojën që qeveria të reagojë për korrupsionin e qeverisë që shkoi, madje duke pyetur se “kur do të fillojmë ne të padisim ata që dyshohen se kanë abuzuar me të drejtën publike”.
Debate të forta në Parlament. Por arrihet konsensus për pagën e deputetëve
Ndonëse seanca e djeshme parlamentare u shoqëria me debate të forta, për një çështje deputetët e të gjitha krahëve ia dolën të arrijnë në një pikë. Është fjala për rrogën e tyre, apo më mirë, mënyrën e pagesës, e cila ka ndryshuar. Gazetat i kanë lënë një vend të gjerë kësaj teme, ndërkohë që gazeta “Panorama” ka trajtuar me hollësi atë në faqen 4. Kështu hiqen shpërblimet për pjesëmarrje në komisione, që do të thotë se asnjë deputet nuk do të paguhet për më shumë se 12 mbledhje në muaj.
Skandali në “Fiks Fare”: Zinxhiri i korrupsionit gjyqësor për një masë arresti
Pesë milionë lekë për të ndryshuar masën e sigurisë. Kjo është shuma që ka paguar një qytetar për lirimin e secilit prej pesë të afërmve të tij; skandalin e zbuloi emisioni investigativ "Fiks Fare" në Top Channel, sot në mbrëmje. Pas kësaj historie të korrupsionit në gjyqësor, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Adriatik Lalla, i cili pas denoncimit ka pezulluar drejtuesin e prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prençi, si dhe oficerin e policisë gjyqësore, Hasan Alia. Madje urdhërohet edhe një Task Forcë në Tiranë, që të zhvillojë një hetim të plotë.