Berluskoni në rrugën e Betino Kraksit. De Mikelis: “Ka vetëm një ndryshim. Kraksi zgjodhi azilin”

Silvio Berluskoni duket se ka mbërritur në pikën më kritike të karrierës së tij. Deklaratave të tij të djeshme se “ka një tufë gjyqtarësh që e urrejnë”, i janë shtuar sot lajme të reja të cilat flasin për një bllok politik kundër tij. Agjencia “ANSA” paraqet një panoramë të kaosit italian, ku protagonist është Berluskoni dhe e ardhmja e tij. Nga 25 senatorë që janë regjistruar për të folur në seancën e sotme, 22 janë kundër Kavalierit. Në serinë e spektaklit deklarativ mund të veçohet ajo e ish-ministrit të Jashtëm, De Mikelis. “Nuk ka shumë ndryshim mes çështjes së Kraksit dhe Berluskonit. Përveçse i pari zgjodhi azilin, kurse i dyti qëndron në Itali”. Dhe më tej si për të nënshkruar me sensin e drejtësisë dhe të analizës këtë qëndrim, De Mikelis shton thatë: “Berluskoni do të donte një rrugëdalje, por ai është dënuar. Dhe ligji është i barabartë për të gjithë”. Jemi dëshmitarë të rënies së një protagonisti të madh, por edhe të një modeli. Mbetet vetëm të shohim fundin konkret.
Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/postit/decadenza_berlusconi/2013/11/26/Speciale-Decadenza-Berlusconi_9683972.html
s.z
Comments
Berluskoni u hoq si senator.
<p><em><strong>Berluskoni u hoq si senator.</strong></em></p>
Na plasi...by...a.
<p>Na plasi...by...a.</p>
Add new comment