Berluskoni në rrugën e Betino Kraksit. De Mikelis: “Ka vetëm një ndryshim. Kraksi zgjodhi azilin”

Postuar në 27 Nëntor, 2013 09:25

Silvio Berluskoni duket se ka mbërritur në pikën më kritike të karrierës së tij. Deklaratave të tij të djeshme se “ka një tufë gjyqtarësh që e urrejnë”, i janë shtuar sot lajme të reja të cilat flasin për një bllok politik kundër tij. Agjencia “ANSA” paraqet një panoramë të kaosit italian, ku protagonist është Berluskoni dhe e ardhmja e tij. Nga 25 senatorë që janë regjistruar për të folur në seancën e sotme, 22 janë kundër Kavalierit. Në serinë e spektaklit deklarativ mund të veçohet ajo e ish-ministrit të Jashtëm, De Mikelis. “Nuk ka shumë ndryshim mes çështjes së Kraksit dhe Berluskonit. Përveçse i pari zgjodhi azilin, kurse i dyti qëndron në Itali”. Dhe më tej si për të  nënshkruar me sensin e drejtësisë dhe të analizës këtë qëndrim, De Mikelis shton thatë: “Berluskoni do të donte një rrugëdalje, por ai është dënuar. Dhe ligji është i barabartë për të gjithë”. Jemi dëshmitarë të rënies së një protagonisti të madh, por edhe të një modeli. Mbetet vetëm të shohim fundin konkret.

Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/postit/decadenza_berlusconi/2013/11/26/Speciale-Decadenza-Berlusconi_9683972.html

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em><strong>Berluskoni u hoq si senator.</strong></em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.