Debate të forta në Parlament. Por arrihet konsensus për pagën e deputetëve

Ndonëse seanca e djeshme parlamentare u shoqëria me debate të forta, për një çështje deputetët e të gjitha krahëve ia dolën të arrijnë në një pikë. Është fjala për rrogën e tyre, apo më mirë, mënyrën e pagesës, e cila ka ndryshuar. Gazetat i kanë lënë një vend të gjerë kësaj teme, ndërkohë që gazeta “Panorama” ka trajtuar me hollësi atë në faqen 4. Kështu hiqen shpërblimet për pjesëmarrje në komisione, që do të thotë se asnjë deputet nuk do të paguhet për më shumë se 12 mbledhje në muaj. Panorama jep edhe një shifër për pagën mesatare të deputetit që është 150 000 lekë duke llogaritur 22 ditë pune sikurse sqaron se që këtej e tutje përfaqësuesit tanë në Parlament do paguhen mbi rrogë bazë.
s.z
Comments
Si mund te mos binin dakort
<p> </p><p>Si mund te mos binin dakort palet per nje çeshtje kaq jetike per vendin siç eshte rroga e tyre?<br /> </p>
Add new comment