Arkiv-Lajme
Luftë për votues “qytetarë” dhe votues “katundarë” në zgjedhjet e 1 dhjetorit në Kosovë
Zgjedhjet e datës 1 dhjetor në Kosovë po paraprihen nga një fushatë zgjedhore ku nuk mungojnë akuzat reciproke. Por ndonëse e ngarkojnë klimën politike në vend, akuzat kanë ndoshta një gjë të mirë: atë që zbardhin faktin se edhe politikanët vuajnë nga të njëjta simptoma të shoqërisë. Në mos i kapitalizojnë ato për interesa të vetat. Kështu gazeta “Express” në Kosovë, citon një akuzë “të pazakontë” të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që garon për komunën e Prishtinës, kundrejt rivalit të tij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
Integrim europian, apo euroatlantik? Pas BE-së edhe NATO “ndalon” zgjerimin...
Muaji dhjetor që po afron është një moment përcaktues për statusin e vendit kandidat për në BE. Por teksa debati i brendshëm në Shqipëri është përqendruar në aspektet teknike, apo elementë të procesit të Integrimit, të rejat që vijnë nga Brukseli japin të kuptojnë se ndonëse zgjerimi i BE-së, parimisht nuk është frenuar, në praktikë ai nuk ka shanse të jetë më prioritet për Europën.
Angola ndalon besimin islam(!) Reagime në shkallë botërore
Një valë informacionesh në mediat botërore po flasin për një vendim të rrallë në Angola. Ndonëse qeveria e këtij vendi mohon kategorikisht lajmet, mediat citojnë njerëz të thjeshtë që flasin për ndalim të besimit islam në këtë vend. Madje deri më tani flitet se janë mbyllur 60 xhami në mbarë vendin. Qeveria deklaron se mbylljet janë bërë për shkak se xhamitë nuk zotëronin titujt e pronësisë ku ishin ngritur dhe jo për arsye religjioni. Gjithsesi i menjëhershëm ka qenë reagimi i botës myslimane, ku p.
Ministri Hoxhaj: “Nuk kam ndërmend të hyj në debate për neo-otomanizmin. Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të mira”
Neo-otomanizmi i Ahmet Davutogllusë duket se është popullarizuar aq shumë, saqë nga një tezë publike apo akademike është transformuar në një problem të diplomacisë publike. Kjo të paktën mes botës shqiptare dhe Turqisë. Si për t’i shtuar më shumë lëndë këtij perceptimi, erdhi edhe deklarata e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan në Prishtinë, e cila u komentua shumë në mjediset mediatike shqiptare. Por cilado qoftë zhurma, marrëdhëniet nuk ka gjasa të preken nga kjo.
“Preludi Jugosllav”, kujtimet dhe konkluzionet e një ish-diplomati
“Rusia ridoli në skenë edhe njëherë. Por cili ishte misioni i saj? Të ndihmonte amerikanët që të dilnin nga një rrugë pa krye dhe të bindnin Millosheviçin që të pranonte kushtet e NATO-s”. Ky është një konkluzion që i përket ish-zv.ministrit të Jashtëm rus, nga vitet 1986-1994, Anatoly Adamishin, i cili para një muaji ka publikuar një artikull të gjatë për politikën e Jashtme ruse pas viteve ’90.
Berluskoni “nxirret” në rrugë. Kavalieri: “Do të rikthehem mes njerëzve”. Pyetje nga Shqipëria: “Po morali u respektua”?
Silvio Berluskoni nuk është më pjesë e senatit italian. Përfaqësuesit italianë i kanë dhënë fund karrierës së tij me një vendim që konsiderohet historik. Por vetë Kavalieri ka dalë në shesh për t’u kujtuar të gjithëve se ai nuk do të dorëzohet. Dhe këtë e ka bërë me një propozim të ri. Sipas tij duhet të luftohet nga populli për të arritur që Presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk është e qartë nëse kjo lëvizje është një akuzë për Napolitanon, apo Berluskoni synon të rihyjë në lojë nga “poshtë”. “Do të rikthehemi mes njerëzve”, tha ai pas seancës.
Shqipëri-Kosovë, një treg i munguar. Gërxhaliu: “Nuk kemi nevojë për fotografi”
Qeveria shqiptare ka paralajmëruar mbledgje të përbashkëta me qeverinë e Kosovës. Mbledhja e parë mendohet të mbahet në muajin shtator dhe pritet të shënojë një hap përpara në marrëdhëniet mes të dyja shteteve. Në përgjithësi publiku i ka përcjellë raportet shqiptaro-kosovare me një përfshirje më shumë emocionale, por koha po tregon se nuk mund të ketë marrëdhënie të vërteta pa komunikim ekonomik. Kështu gazeta “Zëri” në Kosovë i ka kushtuar vëmendje kësaj teme dhe për këtë ka marrë një prononcim të kreut të Odës së Tregtisë, Safet Gërxhaliu.
101 vjet shtet shqiptar. Festime mes Vlorës dhe Tiranës
Sot Shqipëria festoon 101 vjetorin e Pavarësisë. Një përkujtim i përvitshëm, i cili ka mbledhur drejtuesit e politikës dhe të institucioneve në Vlorë. Kështu, Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, gjenden tanimë në qytet ku zhvillohen ceremonitë e festës. Ndërkohë në Tiranë, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i Bashkisë, ka përkujtuar edhe ditën e Çlirimit, duke vijuar një traditë të kësaj force politike që nuk e njeh datën 29 si datë zyrtare për këtë festë.
Sot shpallet konkurs ndërkombëtar për shëtitoren e Vlorës. Mbetet e pazgjidhur çështja e kompleksit “Jon”
Kryeministri i vendit, Edi Rama, pritet të shpallë sot një konkurs ndërkombëtar për bulevardin e Vlorës në vijën drejt Ujit të Ftohtë. “Lungo Mare” siç edhe quhet në italisht kjo shëtitore anës detit pritet të ndërtohet pasi të ketë përfunduar çështja e ndërtimeve që po prishen nga INUK. Gazeta “Mapo” njofton se Rama sot do të jetë në Vlorë dhe pritet të flasë për këtë temë në takimin që do të zhvillohet në teatrin “Petro Marko”. Në çdo rast ka ende një problem me këtë projekt dhe ky është ai që lidhet me kompleksi “Jon”, i cili ende nuk dihet se çfarë do të bëhet.
s.z
Arratisja nga burgu i Drenovës. Një qese me mollë që “theu’ regjimin e sigurisë
Duket se arratisja e Drenovës po shkon drejt mbylljes. Edhe një prej të larguarve, Gëzim Toma është arrestuar dje në Greqi, çka konfirmon faktin se tre prej të arratisurve kanë kapërcyer kufirin. Këtij fakti gazetat i kanë kushtuar sot një vëmendje jo të vogël. Si element me interes është skema e arratisjes dhe për këtë gazeta “Panorama” ka publikuar raportin e prokurorisë që ka bërë një rindërtim të ngjarjes. Edhe pse duket e pabesueshme si taktikë për të thyer rregullat e sigurisë, i dënuari Admir Tafili ka përdorur një truk elementar.