101 vjet shtet shqiptar. Festime mes Vlorës dhe Tiranës

Sot Shqipëria festoon 101 vjetorin e Pavarësisë. Një përkujtim i përvitshëm, i cili ka mbledhur drejtuesit e politikës dhe të institucioneve në Vlorë. Kështu, Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, gjenden tanimë në qytet ku zhvillohen ceremonitë e festës. Ndërkohë në Tiranë, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i Bashkisë, ka përkujtuar edhe ditën e Çlirimit, duke vijuar një traditë të kësaj force politike që nuk e njeh datën 29 si datë zyrtare për këtë festë. Ky ritual i ndarë festash përbën një veçori të tranzicionit shqiptar, pasi rishikimi i historisë, nëse bëhet në mënyrë objektive do të duhet të sjellë në konkluzione të gjithëpranuara. Gjithsesi dilema “28 apo 29” për politikën nuk ekziston më. Fundja partitë kanë nevojë për data simbol për të mbajtur gjallë projektet e veta, për të kultivuar identetet. Por nëse nga një perspektivë antikomuniste, 29 nëntori shihet vetëm si moment i instalimit të Diktaturës, atëherë kjo optikë rrezikon të relativizojë edhe data të tjera shumë të rëndësishme për historinë tonë të përbashkët, pavarësisht kush janë protagonistët. Dhe një datë e tillë është edhe 8 dhjetori, Dita e Rinisë, ndaj së cilës nuk kanë munguar qasjet monopolizuese. Gjithsesi 28 nëntori është një festë e përbashkët dhe që askush nuk e vë në dyshim. Me këtë rast, Respublica i uron të gjithë shqiptarëve: Gëzuar!
s.z
Comments
101 vite perdhunim i shtetit
<p>101 vite perdhunim i shtetit shqiptar. Akoma nuk e keni kuptuar patetizmin e ketyre festimeve? Shqiperise ngelet duke ja ngop nga mbrapa, para, dhe gezoni....IDIOTE</p>
Add new comment