Integrim europian, apo euroatlantik? Pas BE-së edhe NATO “ndalon” zgjerimin...

Muaji dhjetor që po afron është një moment përcaktues për statusin e vendit kandidat për në BE. Por teksa debati i brendshëm në Shqipëri është përqendruar në aspektet teknike, apo elementë të procesit të Integrimit, të rejat që vijnë nga Brukseli japin të kuptojnë se ndonëse zgjerimi i BE-së, parimisht nuk është frenuar, në praktikë ai nuk ka shanse të jetë më prioritet për Europën. Vetëm sot, Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz e bëri të qartë një gjë të tillë (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=35677&kat=87), duke paralajmëruar vende si Shqipëria se edhe presidenca greke me atë italiane nuk duket se do të ndryshojnë gjë. Ky frenim lidhet me krizën europiane, e cila përveçse ka goditur kapacitetet absorbuese të BE-së ka nxitur një lloj riorientimi të brendshëm. Kështu, një vend si Franca, që po vuan krizën, ka nisur të “zhurmohet” nga zëra kritikë, sidomos për formën me të cilën Gjermania, si vendi kryesor ekonomik po menaxhon daljen nga kriza. Këtu (http://www.project-syndicate.org/commentary/michel-rocard-provides-the-global-context-for-france-s-recent-credit-rating-downgrade), një prej zërave kryesorë të së majtës franceze, Michel Rocard trajton disa çështje të krizës, ku përfshihen ato që ai i quan “mutacione të kapitalizmit”. Dhe mes tyre ai nënvizon nevojën e ndryshimit të doktrinës ekonomike të Gjermanisë që “përmes një shtegu ortodoks përmes ndihmës dhe deflacionit e ka kthyer stabilizimin në recension”. Rocard i referohet për këtë dy ekonomistëve amerikanë, Paul Krugman dhe Joseph Stiglitz, një moment ky që mund të shihet edhe si ironik. Por teksa BE-ja vetë po lë të kuptohet se zgjerimi është një sfidë në vetvete, në Ballkan, lojërat politike po shënojnë një kurs tjetër. Në këtë rajon, më shumë se Integrimi në vetvete, po kërkohet kufizimi i tij vetëm në termin europian, për të mënjanuar atë euroatlantik. Zëri kryesor në këtë linjë është Serbia, e cila po rimerr një pozicion të orientuar sa nga Europa në planin ekonomik, aq edhe nga Rusia si faktor kompensues. Një nga mediat kryesore serbe, agjencia “B92”, i ka dhënë një vend të veçantë fjalës së ambasadorit rus në Beograd, Aleksander Chepurin, mbajtur në Akademinë Diplomatike. Sipas tij “anëtarësimi i Serbisë në NATO do të thotë të shkelësh një vijë të kuqe për Rusinë”. (http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2013&mm=11&dd=27&nav_id=88482). Kjo është një qasje e hapur, që ndoshta përbën fillimin e një kufiri të ri interesash në rajonin tonë, i lënë edhe njëherë në periferi të Europës.
s.z
Comments
Lajmi te le nje pershtypje te
<p>Lajmi te le nje pershtypje te rreme ose ndryshe nga realiteti, duke mbivleresuar Serbine dhe rolin e saj ne Ballkan. Ajo qe u tha ne Beograd te merkuren eshte artikulim i ambasadorit rus dhe jo i forcave politike qe qeverisin Serbine. Ky perben nje dallim thelbesor qe e ngaterron nje lexues te shpejt e disi te pavemendshem.</p><p>Sipas shtypit te Kosoves dhe atij shqiptaro-amerikan, shume autoritete ne Beograd e kane kritikuar fjalen e ambasadorit rus dhe i kane kerkuar qeverise e parlamentit serb te reagoje, te pakten ne kanale "te ngushta" Tentativa ruse nuk duhet pare e trajtuar si politike e qeverise serbe, dhe kjo e fundit nuk duhet pare me doemos si fuqi e pare ne Ballkan. Ajo tradicionalsiht gjate nje shekulli ka qene nje nga fuqite kryesore, por balancat kane ndryshuar, dhe per kete ata jane vete te ndergjegjshem. Andaj, avash avash po negociojne jo thjesht leshimin perfundimtar te Kosoves, por rimarrjen e disa te drejtave dhe garancive per minoritetin serb atje para se te "pranojne" edhe de jure pavaresine e Kosoves.</p><p>Serbia e ka provuar Rusine disa here, dhe qenja e Putinit ne pushtet ndryshon shume pak raportet e fuqise dhe rolit te saj ne Ballkan e ne lidhje me Europen. Gjeostrategjikisht, Serbia rrethohet nga kater shtete te EU-se dhe shqiptaret. Kur ka qene koha per te vendosur, me te mire a me te keq, serbet i kane buzeqeshur Rusise por jane kthyer nga perendimi.</p>
Add new comment