Arratisja nga burgu i Drenovës. Një qese me mollë që “theu’ regjimin e sigurisë

Duket se arratisja e Drenovës po shkon drejt mbylljes. Edhe një prej të larguarve, Gëzim Toma është arrestuar dje në Greqi, çka konfirmon faktin se tre prej të arratisurve kanë kapërcyer kufirin. Këtij fakti gazetat i kanë kushtuar sot një vëmendje jo të vogël. Si element me interes është skema e arratisjes dhe për këtë gazeta “Panorama” ka publikuar raportin e prokurorisë që ka bërë një rindërtim të ngjarjes. Edhe pse duket e pabesueshme si taktikë për të thyer rregullat e sigurisë, i dënuari Admir Tafili ka përdorur një truk elementar. “Panorama” bën me dije se ai me një qese mollë në dorë ka kërkuar të kalojë në një mjedis tjetër për t’i dhënë të dënuarit tjetër, Luan Liçkollari disa prej këtyre mollëve. Në thyerje të rregullave ai është lejuar dhe pastaj çdo gjë ka kaluar nga përdorimi i armëve. Në të gjithë këtë zhvillim, punonjësit nuk paskan arritur as të shtypin butonin e alarmit që ka sjellë pastaj dhe ikjen. Askush deri më tani nuk provon sesi kanë hyrë armët, ndonëse edhe sikur të pranohet se ato do të shërbenin për arratisje, sërish raporti i prokurorisë flet për shkelje të rregullave të brendshme të burgut. Përndryshe, arratisja nuk do të kishte ndodhur, të paktën jo kështu dhe jo tani.
s.z
Add new comment