Arkiv-Lajme

Vuljaniç: Arrestime lartë në qeveri, që të ndryshojë mentaliteti në popull mbi ndëshkimin e korupsionit në Shqipëri

Postuar në 29 Nëntor, 2013 09:35

Nikola Vuljaniç, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka thënë për TCH se duhet të ketë arrestime në lidhje me skandalin e transmetuar nga “Fiks Fare” në gjyqësorin shqiptar. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që të ndryshojë edhe mentaliteti në Shqipëri në lidhje me ndëshkimin për korrupsionin. Ai ka thënë se duhet të ketë arrestime ministrash apo edhe kryeministrash.

Hekurudhat shqiptare nën vëmendjen e përfaqësuesve të qeverisë kineze, por jo të zëdhënësve të qeverisë shqiptare!

Postuar në 29 Nëntor, 2013 08:31

Kinezët kanë dëshirë të rimëkëmbin hekurudhat dhe portet shqiptare, ka bërë të ditur agjencia zyrtare e lajmeve HSINHUA, duke iu referuar takimit ndër-kryeministror Li Keqiang-Edi Rama. Sikurse është bërë e ditur, Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë më 27 nëntor 2013 në takimin e krerëve të qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore (EQJ) dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang që u zhvillua në Bukuresht. Përveç fjalës që mbajti në takimin e Bukureshtit, kryeministri shqiptar Edi Rama pati një bisedë me homologun kinez Li Keqiang.

Olldashi, ose gënjejnë ekspertët, ose kanë genjyer mediat

Postuar në 29 Nëntor, 2013 08:19

Orët pas aksidentit të deputetit Olldashi u mbushën me raportime pa fund në media, mbi rrethanat e ngjarjes. U tha që e vrau shpejtësia, që i ndjeri dashuronte shpejtësinë, që ra nga 154 metra lartësi, që bëri rrotullime të shumta, që makina ishte dëmtuar aq sa mezi u nxorr trupi (ose trupat – sipas disave) etj.

Festa: Berishën nuk e pamë gjëkund, çfarë fati!

Postuar në 29 Nëntor, 2013 06:10

E mbani mend atë gruan me legen teshash në dorë të mbushur me tortë? Ishte një nga skenat, sa të trishta,aq dhe  qesharake të 100 vjetorit të Pavarësisë, shkruan gazetarja Entela Resuli. Dhe mirë e ka. Nga njëra anë me mirë kështu, se na kurseu ato pamje të një viti më parë. Por nga ana tjetër, askush nuk na pengon të festojmë vetë, shton gazetarja.

Ironi fati: Gardianët e Drenovës, të trajnuar, “të diplomuar” me certifikata u zënë vendin atyre që dolën jashtë!?...

Postuar në 29 Nëntor, 2013 05:08

112 punonjësit e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, pesë muaj para arratisjes së bujshme nga ky burg, janë çertifikuar nga Drejtoria e Burgjeve, lidhur me mënyrën se si duhet të shmangnin arratisjen e të dënuarve dhe shërbimeve të tjera që duhet të kryenin brenda në ambjentet e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Shqipëria në nivelin B1, që në gjuhën e ekonomistëve do të thotë vend me shkallë jo të lartë besueshmërie!

Postuar në 29 Nëntor, 2013 04:13

MOODY's, kompania lider në botë për të vlerësuar situatën ekonomike dhe financiare të vendeve të ndryshme, e renditi edhe sivjet Shqipërinë në nivelin B1, nivel që mbetet i pandryshuar në vlerësimet e kësaj kompanie që në vitin 2008.  Këtë vit klasifikimi vazhdoi në këtë nivel për shkak të ”përkeqësimit në vitin 2012 të financave publike, prirjes së borxhit publik për t' u rritur dhe vazhdimit të rritjes së ulët ekonomike edhe në vitet në vijim”.

Teatër absurd në Romë me Berluskonin: Europa gëzohet, Italia përçahet

Postuar në 29 Nëntor, 2013 01:41

Për herë të parë që prej më shumë se 20 vjetësh ish-kryeministri italian Berlusconi qëndron pa mandat deputeti e pa asnjë post qeveritar, politikisht lakuriq. Të gjitha shantazhet nuk i sollën asgjë Berlusconit, veçse përçarjen e kampit konservator. Në Europë, veç Italisë, askush nuk do të derdhë një pikë loti për Berlusconin.

Pasnesër gara për Prishtinën: Mustafa, për një Prishtinë moderne në ndërtim; Ahmeti, për një qytet civil dhe social

Postuar në 29 Nëntor, 2013 00:56

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Isa Mustafa ka prezantuar programin për zhvillimin ekonomik dhe punësim në Komunën e Prishtinës.  Ai ka përmendur ato që janë arritur deri tani në këtë komunë, ndërtimet e shumta dhe modern, por edhe se nuk do të ndalet në këtë drejtim nëse merr votat e qytetarëve.

Një problem i pazgjidhur 23-vjeçar: Festat të ndara, opozita feston vetëm 28 Nëntorin; pozita, të dyja, edhe 28-ën edhe 29-ën!...

Postuar në 29 Nëntor, 2013 00:53

Festat e Nëntorit i gjejnë përsëri të ndarë të djathtën e të majtën në Shqipëri. Siç ka ndodhur çdo vit, e djathta ka preferuar t’i përkujtojë në një ditë edhe Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit duke mos e njohur festën e 29 Nëntorit si dita e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë për shkak të historisë së errët të luftës mes dy krahëve kundërshtarë mes shqiptarëve komunistëve dhe ballistëve, që simbolizon kjo ditë. Kështu deputetë të djathtë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e njëherazi, kryetar i PD, z.

Megjithëse 100 vjet më vonë, Evropa përsëri e zemëruar: “patriotike”, populiste dhe nacionaliste

Postuar në 29 Nëntor, 2013 00:28

1913-1914-a kanë qenë vitet më të dhimbshme për Shqipërinë, fatin e së cilës e përcaktuan kancelaritë evropiane, duke e ndarë atë sicc u nda, sicc e njeh historia dhe sicc është realiteti i sotëm. Këtë fat në atë kohë pësuan edhe shumë vende të tjera evropiane. Tani pas një shekulli, edhe pse kaloi dy luftërave botërore, Evropa shpejt pësoi ndryshime cilësore, deri në bashkimin dhe zgjerimin e saj politik, ekonomik dhe institucional.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme