Festa: Berishën nuk e pamë gjëkund, çfarë fati!

E mbani mend atë gruan me legen teshash në dorë të mbushur me tortë? Ishte një nga skenat, sa të trishta,aq dhe qesharake të 100 vjetorit të Pavarësisë, shkruan gazetarja Entela Resuli. Dhe mirë e ka. Nga njëra anë me mirë kështu, se na kurseu ato pamje të një viti më parë. Por nga ana tjetër, askush nuk na pengon të festojmë vetë, shton gazetarja.
Sipas Resulit, këtë vit dekori ka qenë më i pakët se ai i vendosur për 100-vjetorin e Pavarësisë. Aktivitet festive po ashtu. Shumë pak njerëz kishin dalë enkas për festë. I janë kënaqur motit me diell dhe 4 ditëve pushim. Atmosfera në kryeqytet ishte e vaket. Përgjatë bulevardit kryesor ishin ngritur ekspozita me figura të patrioteve të shquar, grupe artistësh performonin valle të krahinave të ndryshme, por interesi i qytetarëve ishte i pakët.
Politika edhe këtë përvjetor e ka festuar e ndarë (çdo 28 nëntor e themi këtë fjali). Për t’u rikthyer te torta. Në Vlorë, në familjen Haxhiu, Presidentit Nishani i vendosën… një tortë përpara, ndërsa Berishën nuk e pamë gjëkundi! Çfarë fati!
Zh.
Comments
E pame ne lajmin tuaj,
E pame ne lajmin tuaj,
Shoke, pak me te
Shoke, pak me te permbajtur... Nuk jemi ne 1945!
Po edhe ata te tjeret te
<p>Po edhe ata te tjeret te pranishem ne Vlore ngjanin si karikatura ne komedine e heshtur ku askush nuk e mori fjalen per te folur. Kushedi cfare kercellitje dhembesh fshihej pas atyre buzeqeshjeve plastike.</p>
Gjon, mos u merzit per
<p>Gjon, mos u merzit per shpellarin se mjaft na e i ka shkatrru nervat</p>
Jo une nuk merzitem por me
<p>Jo une nuk merzitem por me vjen keq se nen shenjen e Rilindjes po zevendesohen disa shpellare te veriut me shpellare te jugut edhe pse po na i paraqesin si lulen e qytetareve. Pastaj eshte per t'u diskutuar edhe koncepti i qytetarise sepse nga sa dhe si perdoret rendom me duket se nuk kuptohet fare perderisa lidhet vetem me vendin e lindjes.</p>
Add new comment