Teatër absurd në Romë me Berluskonin: Europa gëzohet, Italia përçahet

Për herë të parë që prej më shumë se 20 vjetësh ish-kryeministri italian Berlusconi qëndron pa mandat deputeti e pa asnjë post qeveritar, politikisht lakuriq. Të gjitha shantazhet nuk i sollën asgjë Berlusconit, veçse përçarjen e kampit konservator. Në Europë, veç Italisë, askush nuk do të derdhë një pikë loti për Berlusconin.
Por epoka e Berlusconit nuk ka marrë fund plotësisht. Përjashtimi nga postet politike për shkak të evazionit fiskal ka afat. Kështu ai duhet vetëm të jetë i duruar dhe të shpresojë që të mos dënohet ligjërisht për vepra të tjera penale. Ka sondazhe, që e shohin potencialin e zgjedhësve të Berlusconit aty tek 20%, pavarësisht skandaleve të seksit, parave dhe ryshfeteve. Miliarderi ka shumë adhurues në radhët e biznesit të vogël. Që plakushi epshor dhe kokëfortë luan rolin e mashkullit të fortë duke sharë hapur gjykatësit si "talebanë" dhe "komunistë", nuk e dëmton aspak imazhin e tij tek përkrahësit. Përkundrazi.
Ky teatër në Romë për vëzhguesit ka gjasa të duket si një teatër absurd. Por ai reflekton gjendjen e shoqërisë italiane sot: E trembur nga kriza ekonomike, e dashuruar me inskenimet dramatike politike dhe thellësisht skeptike ndaj këshillave dhe recetave të partnerëve europianë. Të mos harrojmë, jo vetëm Berlusconi, por edhe partitë e tjera fituan vota me parullat kritike ndaj Europës e kundër kursit të kursimeve, komenton DW.
Zh.
Comments
Do beni gazetaret/analistat
<p>Do beni gazetaret/analistat apo do te beni tifozet? Asnje fjale nuk e shpenzoni dot per menyren e padrejte dhe te paligjshme qe perdori e majta per te asgjesuar nje kundershtar politik?</p>
Add new comment