Një problem i pazgjidhur 23-vjeçar: Festat të ndara, opozita feston vetëm 28 Nëntorin; pozita, të dyja, edhe 28-ën edhe 29-ën!...

Festat e Nëntorit i gjejnë përsëri të ndarë të djathtën e të majtën në Shqipëri. Siç ka ndodhur çdo vit, e djathta ka preferuar t’i përkujtojë në një ditë edhe Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit duke mos e njohur festën e 29 Nëntorit si dita e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë për shkak të historisë së errët të luftës mes dy krahëve kundërshtarë mes shqiptarëve komunistëve dhe ballistëve, që simbolizon kjo ditë. Kështu deputetë të djathtë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e njëherazi, kryetar i PD, z. Lulzim Basha kanë zgjedhur pikërisht 28 Nëntorin për të bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në monumentin e Nënës Shqipëri me rastin e Ditës së Çlirimit. Krahas fjalëve përshëndetëse për Shpalljen e Pavarësisë, Basha ka kujtuar edhe dëshmorët.
Ndërkohë që, po në të njëjtën orë, në Vlorë Presidenti i Republikës Bujar Nishani ngriti Flamurin dhe mori pjesë në ceremoninë zyrtare bashkë me pozitën qeverisëse, Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa opozita i ka mbyllur dje festimet, për pozitën ato vazhdojnë edhe sot me ceremonitë kushtuar 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit dhe Natën e Kadrit, që Edi Rama e ka kthyer në festë tradicionale të kryeqytetit.
Zh.
Comments
Gezuar Naten e Kadrit me 29
Gezuar Naten e Kadrit me 29 nentor, Respublica!
Made my day! :)
Lajmi do te ishte: "
<p> Lajmi do te ishte: " Partia Demokratike shkel kushtetun" . Si zakonisht. Ata qe therrasin me fort, ligji, ligji, ligji..., jane shkelesit me te medhenj te tij. </p><p> Festimi i dates te clirimit me 28 nentor eshte nje shkelje e hapur e kushtetutes. Ne bote, kush do te guxonte ta bente kete gje, do te denohej rende. Ndersa ketu shtet porllollo hesapi. Njeri i bie gozhdes, tjetri s'dihet kujt i bie....</p>
Add new comment