Arkiv-Lajme

Raporti TI. Skandali nuk qëndron te vendi 116, por tek pohimi: Shteti ka akses tek droga e prostitucioni!

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 11:28

Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Shqipëria thellon më tej nivelin e korrupsionit. Vendi ynë zbret nga klasifikimi tre vende më poshtë se viti 2012, duke u renditur në vendin e 116-të, në të njëjtin nivel korupsioni me Nepalin dhe Vietnamin, si dhe duke mbetur pas Nigerisë, Etiopisë dhe Indonezisë. Po çfarë specifikash vëren raporti për këtë vit?

Duke ndjekur paratë: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të “abonuar” në ndeshjet e mëdha

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 09:53

Parimi është i lashtë dhe i thjeshtë: Ndiq Paratë. Aksioma amerikane për të gjurmuar korrupsionin, është rimarrë nga gazeta Shqip për të vërejtur një fakt të thjeshtë: Thuajse në çdo ndeshje të madhe të kampionateve të njohura europiane, apo në sfidat e ndezura të Ligës së Kampioneve, tribunat e stadiumeve janë të mbushura me politikanë shqiptarë, por edhe me gjykatës e prokurorë. Kaq shumë janë shtuar këto kënaqësira të kushtueshme sportive, sa nga aeroporti “Nënë Tereza” nisen me rregullsi fluturime charter kryesisht përtej Adriatikut.

Paketa Antikorrupsion, Naço: Megjithë rezervat e ndërkombëtarëve, do ta miratojmë

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:44

Paketa Antikorrupsion e përgatitur nga qeveria, ka hasur kundërshtime e vërejtje si nga OPDAT, misioni amerikan për drejtësinë penale, edhe nga OSBE-ja. Por në komisionin e ligjeve ministri i Drejtësisë Naço nuk pranoi asnjë nga vërejtjet e dy misioneve. Kështu, amerikanëve nuk u ka pëlqyer zgjerimi i kompetencave për Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda,  pasi ndër të tjera centralizimi rrezikon përdorimin politik.

Diktatori komunist i Phenianit “spastron” burrin e hallës. Si grupet armiqësore të Enverit

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 07:46

Mediat koreanojugore njoftojnë se sipas disa burimeve të inteligjencës, diktatori riosh komunist i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka spostuar nga pushteti Jang Song Thaek, gjeneralin e vjetër që nuk figuron më si zv.shef i ushtrisë (i dyti në foto). Un erdhi në pushtetin e trashëguar diktatorial para dy vitesh, pas vdekjes së të atit Kim Jong Il, i cili i kishte dhënë të motrën për grua Thaek-ut.

“Pallati i Bashës”, ministri Tahiri dorëzon kallëzimin penal në prokurorinë e Vlorës

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 06:32

Është konkretizuar me një kallëzim penal nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në prokurorinë e Vlorës, çështja e “Kompleksit Jon” tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë, në pronësi dhe të vjehrrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Tahiri e ka bërë kallëzimin në cilësinë e kreut të Taskë Forcës, dhe ka të bëjë me shkeljet që janë konstatuar në mënyrën e përfitimit të pronës, zbatimit të lejes së ndërtimit dhe perspektivës së zhvillimit të pronës. Pritet që ministria e Brendshme të dalë me një deklaratë zyrtare.

Për Geri Kokalarin, mjafton “privatizimi” i Albpetrolit që Berisha të ndiqet penalisht

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 05:30

Për aktivistin shqiptaro-amerikan Geri Kokalari, mjafton çështja e privatizimit të dështuar të Albpeptrolit për ta ndjekur penalisht ish kryeministrin Berisha. Kokalari ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku thotë se garancia prej 80 milionë eurosh që qeveria deklaroi se ishte paguar në një bankë amerikane për këtë privatizim, është gënjeshtër: “Më 13 dhjetor 2012 kam marrë një email nga këshilltari ligjor i American Chartered Bank, që thotë në mënyrë eksplicite dhe kategorike se banka nuk ka lëshuar asnjë garanci në mbështetje të ofertës së Vetro Silk Road për Albpetrolin”.

Eduart Belegu, ish këshilltar i Rulit e Priftit dhe administrator i Darfo-s, shpallet i zhdukur pas tre vjetësh

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:59

Njeriu i besuar i dy ish-ministrave të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Genc Ruli, pas tre vjetësh e gjysmë me destinacion të paditur, është shpallur i zhdukur nga gjykata.

Shënim: Zhvatja e një fisi nga drejtësia si mostër e sistemit, dhe reagimi strucesk i Unionit të Gjyqtarëve

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 15:31

Personazhi pas peripecive të të cilit zuri fill historia e skandalit në drejtësi të investiguar nga Fiks Fare, pukjani Pal Ndoka (foto), foli për emisionin Shqip të Rudina Xhungës. Ndoka shpjegoi si përfunduan në burg familjarët e tij dhe ai në spital pas protestës ndaj një firme private; si u detyrua të paguajë tufa lekësh njërën pas tjetrës (në disa raste edhe vetë gjyqtarit Lleshi dhe birit të tij) etj. Ky skandal dhe “zgjatimet” e tij po ziejnë prej ditësh në gjithë vendin; po diskutohet në nivel opinionistësh nëse ky është fundi i drejtësisë dhe çfarë duhet bërë.

Ish zv.ministri Poni merret në pyetje nga anti-krimi ekonomik për dy raste korrupsioni

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 13:54

Ka qarkulluar menjëherë, edhe pse shkurt dhe pa detaje, lajmi se pasdite rreth orës 16.00 është marrë në pyetje për shpërdorim detyre ish-zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë, dhe bëhet e ditur se çështja po hetohet nga krimi ekonomik i policisë së Tiranës. Lajmin së pari e nxorri A 1 Report. Ende nuk bëhen të ditura rastet konkrete të shpërdorimit të detyrës nga ana e Ponit, por ai akuzohet për dy raste korrupsioni. Poni aktualisht është kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës.

Ukrainasit në protestë kundër qeverisë: Firmosni MSA-në me Brukselin, nuk jemi vegla ruse

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 12:38

Gjithnjë e më shumë ukrainasit e durojnë dot më idenë e të qenit lodër në duart e Rusisë. Protesta disa ditore pati zhvillime të reja sot, me protestuesit që rrethuan selinë e Qeverisë në Kiev duke kërkuar dorëheqjen e ekzekutivit. Qindra aktivistë e kanë kaluar natën në “Sheshin e Pavarësisë” ndërsa të tjerë, mësynë ndërtesën e Bashkisë, në një pakënaqësi masive që e ka zanafillën tek kundërshtimi i presidentit Viktor Janukoviç, për të nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian, MSA.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme