“Pallati i Bashës”, ministri Tahiri dorëzon kallëzimin penal në prokurorinë e Vlorës

Është konkretizuar me një kallëzim penal nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në prokurorinë e Vlorës, çështja e “Kompleksit Jon” tek "Uji i Ftohtë" në Vlorë, në pronësi dhe të vjehrrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Tahiri e ka bërë kallëzimin në cilësinë e kreut të Taskë Forcës, dhe ka të bëjë me shkeljet që janë konstatuar në mënyrën e përfitimit të pronës, zbatimit të lejes së ndërtimit dhe perspektivës së zhvillimit të pronës. Pritet që ministria e Brendshme të dalë me një deklaratë zyrtare. Pallati 8 katësh figuron në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, dhe është ndërtuar nga G.B.A Konstruksion. Kjo kompani ka kryer punime në shtratin e detit me sondë, dhe hedhja e masivit të gurëve brenda në det ka bërë që trualli të shtohet në një distancë rreth 50 metra larg pozicionit të mëparshëm, duke krijuar një sipërfaqe artificialet. Më pas kjo sipërfaqe është arritur të hipotekohet në kundërshtim me të gjitha rregullat ligjore.
a.k
Comments
Ministri Tahiri po tejkalon

Ministri Tahiri po tejkalon kompetencat duke bere padi me shkaqe teknike. Kjo nuk eshte vetem Show por edhe abuzim i paster me postin politik qe mban. Nuk ka pune politika te nderhyje ne gjygjesor! Kjo padi hidhet poshte ne cdo rast nga cdo gjykate nqs. respektohet shteti ligjor dhe ndarja e pushteteve. Po sikur te shkoje kjo ceshtje deri ne Bruksel e Strasburg cfare opinioni do te kete per kete qeveri qe po ben gjueti shtrigash? Aq me keq kur behet fjale per sulm politik ndaj opozites nqs. argumentohet me vjerrin e kryetarit te Opozites!

Si eshte e mundur te instalohet me kete Qeveri nje diktature e re shume-ngjyreshe dhe te mos ngrihet populli te bej ze? Cudi!

Kevinjon, mos u bej merak.

Kevinjon, mos u bej merak. Z.Tahiri eshte titullari i task forces dhe si i tille mend te nenshkruaje denoncimin. e ka detyre funksionale ate dhe nderhyrja ne gjygjesor eshte tjeter gje. Te denoncosh, nuk do te thote te nderhysh ne gjygjesor. Sikur kjo ceshtje te shkonte ne Starsburg, ku thua, do pergjigjeshin se kjo gje (denoncimi pra), duhej te ishte bere me kohe. Dhe ne se vjehri i kujtdopolitikani shkel ligjin, venia e tij para pergjegjesise, nuk eshte sulm politik. Kthjellohu pak dhe thuaj shyqyr qe po ja arrijme dites, qe edhe vjehrrat, baxhanaket, kuneterit e bijte, mund te ndenshkohen!

hidheni ne det ate çiban qe i

hidheni ne det ate çiban qe i prish bukurine Vlores, ndryshe do t'ju hedhim ne qe ne zgjedhjet me te para.

Nese ate pallat nuk e hedh ne

Nese ate pallat nuk e hedh ne ere qeveria Rama,atehere do na detyroje qe ta hedhim ne ere ne Vlonjatet.Jam dakort me komentuesin e mesiperm.Por kam edhe nje pyetje??A i kupton Mustafa Nano gegu Vlonjatet???Nuk besoj.Si mund te kuptoj nje Geg Vlonjatet???

Nuk e di pse nuk ngre Basha
Nuk e di pse nuk ngre Basha padi per rrezimin e ketij pallati.Une kam hyre brenda dhe e kam ndjekur ndertimin nga themelet...I takon Bashes te kerkoje zbatimin e ligjit dhe te jesh demokrat nuk duhet te shperdorosh ligjet dhe as ti shkelesh por ti zbatosh me perpikmeri.Pallati eshte ndertuar ne det dhe deti eshte mbushur me inerte.....
Pallati nuk do te shembet

Pallati nuk do te shembet sepse Altin Goxhaj i shoqerise civile ka paralajmeruar protesta masive ne mbrojtje te konsumatorit..Nder te tjera, ai tha qe gjaku deri ne gju po te veje, nuk do te lejojne te shkelen parimet si: nderto ku te mundesh e sa te mundesh, futja Llesh se s'te merr kush vesh, vidh e ler edhe te tjeret te vjedhin, prona e perbashket nuk eshte e askujt domethene e imja, ç'i qi t'emen ç'thote dynjaja, e te tjere e te tjere te cilat jane parime te palekundura ne themel te Shoqates per Mbrojtjen e Prostitutave dhe Transvestiteve politike ne krye te se ciles qendron heroik e sypatrembur veprimtari dhe atdhetari , fort i pernderuar Shkelqesia e tij, Z.Altin Goxhaj.

Ore nga ka ikur ky Altini se seç vinte e shante ketu ca kohe?-Me siguri, ne mbrojtje te konsumatorit. Oiiii, oii, oi per konsumatorin shqiptar ne dore te kujt ka rene!

Add new comment