Duke ndjekur paratë: Politikanë, gjyqtarë e prokurorë të “abonuar” në ndeshjet e mëdha

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 09:53

Parimi është i lashtë dhe i thjeshtë: Ndiq Paratë. Aksioma amerikane për të gjurmuar korrupsionin, është rimarrë nga gazeta Shqip për të vërejtur një fakt të thjeshtë: Thuajse në çdo ndeshje të madhe të kampionateve të njohura europiane, apo në sfidat e ndezura të Ligës së Kampioneve, tribunat e stadiumeve janë të mbushura me politikanë shqiptarë, por edhe me gjykatës e prokurorë. Kaq shumë janë shtuar këto kënaqësira të kushtueshme sportive, sa nga aeroporti “Nënë Tereza” nisen me rregullsi fluturime charter kryesisht përtej Adriatikut. Dhe më tej akoma, fakti që gjykatësit apo prokurorët shqiptarë udhëtojnë me vazhdimësi për të parë ndeshjet e futbollit europian prej shumë vitesh, ka shtyrë shumë kompani udhëtimesh shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë treg fitimprurës. Në shumë prej këtyre kompanive janë krijuar lista të mirëfillta klientësh, të cilëve u mbërrijnë ofertat për vizitat dyditore, ku sigurisht përfshihet edhe bileta e ndeshjes. Si rrjedhojë, ato që disa vite më parë ishin udhëtime individuale, tani janë kthyer në udhëtime të mirëfillta grupi, ndërsa ndodh shpesh që përfaqësuesit e shtetit shqiptar të zhvendosen në “bllok” për një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Fakti se këto ndeshje zhvillohen në mesjavë, pra në ditë zyrtare pune, nuk ka përbërë asnjëherë problem për këtë shtresë, pasi këto udhëtime figurojnë thuajse gjithmonë në dokumentet zyrtare si “vizita pune”. Shqiptari i zakonshëm mund të jetë tifoz i zjarrtë i Juventusit, Barcelonës apo Bajernit; por a ua mban xhepi?
a.k

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shqiptari nuk ka ku ti coje pordhet. Dhe sigurisht, gjygjtare qe marrin miliona si ata te ekspozuar nga Fiksi, nuk kane ku ti cojne. Hajde te bejme qejf me vuajtjet e tjetrit.</p><p>Po le ti ndjekin, te qeshin e te gezohen, ne fund te fundit bota eshte e rrumbullaket.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.