Luftë për votues “qytetarë” dhe votues “katundarë” në zgjedhjet e 1 dhjetorit në Kosovë

Zgjedhjet e datës 1 dhjetor në Kosovë po paraprihen nga një fushatë zgjedhore ku nuk mungojnë akuzat reciproke. Por ndonëse e ngarkojnë klimën politike në vend, akuzat kanë ndoshta një gjë të mirë: atë që zbardhin faktin se edhe politikanët vuajnë nga të njëjta simptoma të shoqërisë. Në mos i kapitalizojnë ato për interesa të vetat. Kështu gazeta “Express” në Kosovë, citon një akuzë “të pazakontë” të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që garon për komunën e Prishtinës, kundrejt rivalit të tij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. “Kundër-kandidati ka dalluar votuesin e Prishtinës në ata urban dhe të tjerë”, është shprehur Mustafa. Një deklaratë që gazeta “Express” e ka thjeshtuar me titullin: “Mustafa: Shpendi i ka ndarë votuesit në qytetarë dhe katundarë”. (http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,127682). Mbizotëron një ide e përgjithshme që e lidh LDK-në me votuesin qytetar të Kosovës, i perceptuar si më i afërt në planin social edhe me ish-Jugosllavinë, sesa pjesa tjetër që ishte thellësisht refuzuese. Ndaj edhe ky qëndrim i Mustafës ngjan më shumë si pragmatizëm i vërtetë elektoral. Kjo përplasje vjen në analogji edhe me fushatat e Shqipërisë, ku specifikat lokale rëndom përcaktojnë rezultatin, sikurse stigmatizimit krahinore janë artikuluar ku e ku në mënyrë më pak etike sesa kjo e Mustafës.
s.z
Comments
Ministri i Rrahman Morines,
Ministri i Rrahman Morines, Miku i Bashes, spiun i UDBse. Kryetar i Prishtines. Shqiptaret jane me tere mend popull skizofren, derisa votojne ende LDK.
Add new comment