Megjithëse 100 vjet më vonë, Evropa përsëri e zemëruar: “patriotike”, populiste dhe nacionaliste

1913-1914-a kanë qenë vitet më të dhimbshme për Shqipërinë, fatin e së cilës e përcaktuan kancelaritë evropiane, duke e ndarë atë sicc u nda, sicc e njeh historia dhe sicc është realiteti i sotëm. Këtë fat në atë kohë pësuan edhe shumë vende të tjera evropiane. Tani pas një shekulli, edhe pse kaloi dy luftërave botërore, Evropa shpejt pësoi ndryshime cilësore, deri në bashkimin dhe zgjerimin e saj politik, ekonomik dhe institucional.
Megjithatë, sipas studiuesve, në Evropë ka shumë parti dhe grupime anti Bashkimit Evropian, të cilat po fitojnë terren në shumë vende evropiane. Marine Le Pen nga Fronti Kombëtar Francez dhe Geert Ëilders nga partia e Lirisë në Holandë kanë filluar të përpiqen për t’i bashkuar partitë përkatëse për t’i vendosur kundër Bashkimit Evropian. Gjatë një dreke në një restorant elegant në Paris, zoti Wilders tha se “sot është fillimi i çlirimit nga elita evropiane, nga përbindëshi në Bruksel”. Le Pen tha se “partitë patriotike” dëshirojnë “ta kthejnë lirinë te populli ynë”, e jo që të jenë “të detyruar që buxhetet e tyre tu nënshtrohen” liderëve në Bruksel. Në Vjenë, katër parti të tjera, Paria e Lirë e Austrisë, Demokratët e Suedisë, Liga Veriore e Italisë dhe Belangu flaman iu bashkuan valsit me lideren e Frontit Kombëtar Francez, Le Pen.
Tash nuk është viti 1914, por 100 vjet më vonë, Evropa përsëri do të jetojë në kohëra interesante, shkruan në fund të artikullit “Evropa e Lirë”.
Zh.
Add new comment