Pasnesër gara për Prishtinën: Mustafa, për një Prishtinë moderne në ndërtim; Ahmeti, për një qytet civil dhe social

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Isa Mustafa ka prezantuar programin për zhvillimin ekonomik dhe punësim në Komunën e Prishtinës. Ai ka përmendur ato që janë arritur deri tani në këtë komunë, ndërtimet e shumta dhe modern, por edhe se nuk do të ndalet në këtë drejtim nëse merr votat e qytetarëve.
Rivali i Mustafës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës që me 1 dhjetor të zgjedhin, siç u shpreh ai, rrugën e ndryshimit, e jo atë të njejtën. Ahmeti prezantoi 12 zotimet e tij për për komunën e Prishtinës. Ndër të tjera Ahmeti u zotua për furnizim më ujë, çerdhe me kosoto të përballueshme, arsim në shërbim të zhvillimit, rregullim të trafikut, shëndet në shërbim të zhvillimit etj.
Me tone më të ashpra po vijon kjo fushatë për balotazhin në qytete të tjera të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj e Viti, ndërsa AAK në Suharekë e Gjakovë.
Zh.
Add new comment