Arkiv-Lajme
Zbardhet skema e arratisjes në Drenovë. Islami mendon se ngjarja rrezikon statusin
Ndërkohë që janë arrestuar 21 gardianë dhe nga shtatshja e të burgosurve të sigurisë së lartë po kërkohen tre të fundit, dëshmitë zbardhin skemën e arratisjes nga Burgu i Drenovës. Sipas hetimeve paraprake të burgosurit kanë pasur armë në qeli, të cilat janë futur të fshehura në një frigorifer.
Berisha, “të burgosurit u liruan si shpërblim për bandat e dyshes Rama-Meta” dhe në fund... përshëndet kapjen e 4 prej tyre po nga kjo qeveri
“Të burgosurit u ndihmuan të arratisen si shpërblim që sollën në pushtet dyshen Rama-Meta” Kështu shkruan ish Kryeministri Berisha duke komentuar në FB arratisjen nga burgu i Drenovës i shtatë të burgosurve që “...të armatosur deri në dhëmbë, u larguan prej tij sikur të ishin në një hotel.“
Ndryshimi i Kushtetutës, konstitucionalistët kanë pikëpyetje
P { margin-bottom: 0.08in; }
Ideja e hedhur për ndryshime kushtetuese (që me sa duket është projekt, jo thjesht ide), ka shkaktuar reagimet e konsitucionalistëve. I pyetur nga Agon Channel, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ka hedhur idenë se Kushtetuta duhet rishikojë kompetencat e një qeverie në largim apo edhe ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe institucionet që vënë atë në lëvizje. “Qeveria gjatë asaj periudhe nuk duhet të ketë të gjithë kompetencat kushtetuese që i ka në një mandat normal të saj”, thotë Abdiu.
Nënshkrimi me Iranin: marrëveshje historike apo gabim historik?
Marrëveshja me Iranin për të frenuar ambiciet e tij bërthamore në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve ka ndezur një grindje diplomatike në qendër të të cilës është Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që e ka quajtur marrëveshjen "gabim historik".
Marrëveshja e arritur mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në Gjenevë sot (e dielë) është një marrëveshje e përkohshme dhe jep shumë shpresa që të jetë hapi i parë drejt çuarjes para të një ngecjeje të rrezikshme që zgjat prej një dekade.
Braçe vlerësim maksimal për Arvizunë, shigjeton “dikë” që kërkoi që Ambasadori të shpallej “non grata”
Deputeti i PS, Erion Braçe, pasi ka lexuar intervistën e Amabsadorit në ikje, Arvizu, te Java, nuk i ka kursyer komplimentat. “Plot kanë kontribuar që kjo të ndodhë, pra që liria të ketë kuptim në këtë vend. Ka plot shqiptarë që e bënë të mundur këtë, madje duke e paguar shumë, shumë shtrenjtë. Por ka dhe plot të huaj që e bënë këtë si shqiptarë, u ndien si shqiptarë” shkruan Braçe për njeriun që më 21 janar 2011 u anatemua gjerësisht pikërisht pse quajti Berishën “burrë shteti”.
Shënim: Dilema e të burgosurve të përjetshëm
Në vendet ku dënimi me vdekje është i paligjshëm, të burgosurit e përjetshëm vihen para një dileme të vazhdueshme: Të provojnë arratisjen apo ta ngrysin jetën në qelitë e burgut. Arratisja është një opsion që mbart rrezikun e vdekjes, sepse gjatë arratisjes, mund të qëllohen për vdekje nga rojet e burgut apo nga forcat e policisë në kërkim të tyre.
Ministri Tahiri: Ironizon PD-në mbi “shembjen e shtetit” dhe flet për lidhje të të arratisurve me policinë
Ministri Tahiri ka dalë në orët e pasdrekes me një deklaratë për mediat, duke deklaruar se të arratisurit kanë qenë të lidhur me pjesë të veçanta të policisë, të cilët i kanë ndihmuar ata të largohen nga burgu.
Tahiri ironizoi ndërkohë Partinë Demokratike duke e falenderuar që i kujtuan se shteti është shembur.
Situata në burgun e Drenovës, e la qeveria që iku, apo e “mban” qeveria që është?
Pyetja lind pasi dëgjon deklaratat e palëve mbi ngarjen e burgut.
Sipas Ministrit Naço “[Kjo ngjarje] evidentoi se sistemi i sigurisë dhe informacionit, nuk ka funksionuar, çka sjell si domosdoshmëri reformimin tërësor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, si shërbimi përgjegjës qe garanton marrjen dhe transmetimin e informacionit në kohën e duhur.”
Partia Demokratike duke iu referuar arratisjes së shtatë të dënuarve nga burgu i Drenovës, tha se “Shteti shqiptar ka rënë dje dy herë në harkun e një ore, teksa qeveria shtrohet në gosti nëpër resorte luksoze të Tiranës.”
Takimi 10-orësh i Ramës me kabinetin në Dajt: Janari, muaji i ferrit për ministrat!
P { margin-bottom: 0.08in; }
Arritje historike, perëndimi arrin marrëveshje me Iranin
P { margin-bottom: 0.08in; }
Pas pesë ditëve negociatash të mundimshme për programin bërthamor të Iranit, fuqitë botërore dhe Irani, kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës e cila ka zgjatur më shumë se dhjetë vite.