Shënim: Dilema e të burgosurve të përjetshëm

Postuar në 24 Nëntor, 2013 10:05

Në vendet ku dënimi me vdekje është i paligjshëm, të burgosurit e përjetshëm vihen para një dileme të vazhdueshme: Të provojnë arratisjen apo ta ngrysin jetën në qelitë e burgut. Arratisja është një opsion që mbart rrezikun e vdekjes, sepse gjatë arratisjes, mund të qëllohen për vdekje nga rojet e burgut apo nga forcat e policisë në kërkim të tyre.

Por ky opsioni i dytë nuk duket të ketë probabilitet të konsiderueshëm në Shqipëri, ku të arratisurit nga burgu thjesht kthehen në burg pasi kanë kaluar disa orë, ditë apo muaj në liri. Në rastin më të fundit të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, tre nga të arratisurit qëlluan me armë drejt forcave RENEA që i kishin rrethuar në Prenjas, duke u rrezikuar atyre jetën, dhe u vetëdorëzuan të qeshur kur panë se nuk kishin rrugëdalje. Ata thjesht do të kthehen atje ku ishin dje, pasi janë arratisur dy-tri herë nga burgu deri më sot. S’kanë ç’të humbasin – të burgosur të përjetshëm janë…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;S&#39;kane faj. Ata djema forca te RENEA apo te FNSH, qe ishin para 8 vjetesh PD i hoqi nga puna. Tani jane ca fshatare frikacake dhe ca drejtues policie qe i shesin tek kriminelet. Ata djem qe kam njohur une, &nbsp; do t&#39;i kishin grire &nbsp;me bresheri automatiku, pa e di une qe ata talleshin e qeshnin me policine...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.